LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Turqia do të bashkëpunojnë në trajnimin e Ushtrisë së Kosovës

Kosova dhe Turqia do të bashkëpunojnë në trajnimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi ku ka takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar dhe ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke. 

Mehaj përmes rrjetit social Twitter ka thënë se me homlogun e tij Akar janë pajtuar që të dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimit për FSK-në.

“Gjatë vizitës zyrtare në Turqi jam takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar. Me ministrin Akar ne jemi pajtuar që dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit dhe ushtrimeve për FSK-në. Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Mehaj, transmeton Telegrafi.


Mehaj ka viztuar edhe Komandën e Forcave Speciale Turke, duke e cilësuar impresionuese këtë vizitë.

“Forcat Speciale Turke kanë përvojë të madhe në operacionet luftarake jo konvencionale, lloje të ndryshme të luftës speciale, operacione speciale, zbulim dhe infiltrim special, operacione të fshehta, luftëra psikologjike, operacione nënujore, parashutë statike, kundër-terrorizmit në zonat e banuara, luftime në afërsi, rezistencë, ndërhyrje, prita, bastisje, sabotim, arratisje, mbrojtje VIP, qitje e shpejtë, inteligjencë, mbijetesë, operacione në dëborë të thellë, të ftohtë të fortë dhe nxehtësi, asgjësim të mjeteve shpërthyese, si dhe ndihmë të parë dhe  atë urgjente”, ka shkruar Mehaj në Facbeook.

Ai tha se nga komandanti i saj, gjeneral major Ertuğrul Erbakan, ka marrë  mbështetjen e fuqishme për ofrimin e përvojës së tyre të shkëlqyeshme në shërbimin tonë për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori