Kosova dhe Shqipëria do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, duke e parë atë si një nga potencialet kryesore për zhvillimin e dy vendeve. Kështu u tha sot në takimin mes ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.
Ministri foli për planet e MBPZHR-së për këtë mandat, duke treguar për investimet që do të bëhen në këtë sektor, si dhe angazhimet në fusha të tjera që lidhen me krijimin e mundësive më të mëdha për zhvillimin e bujqësisë.
“Bujqësia është një nga sektorët kryesor për zhvillimin e vendit dhe ndër prioritetet kryesore të qeverisë. Këtë vit kemi një buxhet dyfish me të madh dhe planifikojmë që vit pas viti buxheti të rritet dhe format e mbështetjes do të avancohen”, tha ministri Krasniqi.
Ai shtoi se Kosova dhe Shqipëria janë partner strategjik në çdo fushë dhe bashkëpunimi në fushën e bujqësisë duhet të thellohet. Ministri theksoi se të dy vendet duhet bashkërisht të punojnë në tejkalimin e sfidave në këtë sektor dhe në eliminimin e barrierave që kanë ndodhur në të kaluarën.
Ministri Krasniqi foli për një agjendë të përbashkët të angazhimeve rreth këtij sektori nga të dyja vendet dhe për mundësitë e hartimit të marrëveshjeve konkrete të përbashkëta për të forcuar sektorin e bujqësisë, që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
Kurse, ambasadori Qemajl Minxhozi ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit bujqësor tek të dy vendet. Të dy u pajtuan që në ditët në vijim të organizohet një takim bilateral ndërmjet ministrit Krasniqi dhe homologut të tij nga Republika e Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët