LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Kolumbia do të shkëmbejnë ambasadorët

Kosova dhe Kolumbia do të shkëmbejnë ambasadorët

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur një letër të pranuar nga homologu i tij nga Republika e Kolumbias, nëpërmjet së cilës ai njoftohet mbi dekretin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve, veprim ky që mundëson komunikimin e përhershëm të nivelit më të lartë në mes dy vendeve me shkëmbimin edhe të ambasadorëve.

Kjo letër pason pas një takimi që kryediplomati kosovar, Pacolli kishte zhvilluar me ministrin e jashtëm të Kolumbias, Carlos Holmes Trujillo Garcia, në pjesën e parë të muajit shkurt në Uashington D.C.


“Pas takimit me ministrin e jashtëm të Kolumbisë, Carlos Holmes Trujillo Garcia, muajin e kaluar, Kosova dhe Kolumbia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike nëpërmjet shkëmbimit të Ambasadorëve. Kosova do të hapë Ambasadën e saj me qëndrim në Bogota dhe Kolumbia do të emërojë Ambasador jo-rezident nga Italia”, ka thënë Pacolli.

Nëpërmjet hapjes së Ambasadës rezidente në Bogota, Republika e Kosovës synon mbulimin dhe përfaqësimin jo-rezident diplomatik edhe në shtete të tjera në atë kontinent. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Lajme
Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Lajme
SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

Lajme
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Politikë
Kalo në kategori