Ismail Syla
Në kohën kur në Kosovë si ajri klimaterik ashtu edhe ai politik janë të zënë (eufemizëm ndaj shprehjes ndotje) si shoqëri, politikë dhe opinion publik përgjithësisht kemi pasur nevojë të shihemi në një pasqyrë jashtë shtëpisë, fisit, partisë dhe OJQ-ve. Për fat të mirë, më 11 nëntor 2018 u pamë në pasqyrën globale.
Më 11 nëntor në Paris u organizua ceremonia e nivelit global – shënimi i 100 vjetorit të përfundimi të Luftës së Parë Botërore. Në këtë jubile shekullor ndodhi një mrekulli, Kosova hyri në Portën Triumfale (po ta shqipërojmë i bie Dera e Fitores, ose e Ngadhënjimit), duke shpalosur një vlerë të përmasave planetare.
Në Paris, më 11 nëntor 2018 Kosova u përfaqësua e barabartë me kombet dhe shtetet e fuqishme të botës, prej atyre që janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe gjithë atyre që e njohën, shumica, dhe atyre që ende nuk e njohin pavarësinë e saj. Kosova u vërtetua edhe njëherë si realitet global de fakto dhe de jure.
Më 11 nëntor 2018 në Paris u shënua fitorja e katërt e madhe historike e Kosovës. Pas çlirimit më 1999, shpalljes së pavarësisë më 2008, vërtetimit për legjitimitet të shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 2010, mënyra e prezantimet të Kosovës më 11 nëntor ishte historike. Paraqitja me dinjitet e Kosovës përmes institucionit më të lartë shtetëror, presidentit Thaçi dhe valëvitja e flamurit shtetëror zgjuan krenarinë kombëtare dhe i dhanë shkëlqim të ri vetëdijes sonë shtetërore.
Një qytetar i rëndomtë, kur dëgjonte zërat kritikë dhe tendenciozë të cinikëve (helmi për opozitarët, prehri i Putinit etj) tha se suksesin e Kosovës në Paris duhet parë jo tek ata ose këta opinionistë në Kosovë, por te nevrikosja e Beogradit zyrtar. Kosova në Harkun e Triumfit u përfaqësua nga institucioni i Presidentit. Ka mund të jetë edhe dikush tjetër. Krejt në rregull. Por një gjë është e sigurt, përfaqësimi përmes presidentit Hashim Thaçi ka peshë të veçantë.
Hashim Thaçi ka një biografi të pasur politike dhe integritet të lartë individual dhe kombëtar. Ai në qarqe globale nuk ka nevojë për prezantim fillestar. Me liderët botërorë, që nga viti 1999 flet si me miq të vjetër. Takimi me liderët e pranishëm në ceremoninë e 100 vjetorit të Armëpushimit (Trump, Merkel, Macron, Putin) zgjoi vëmendje të madhe.
Por, dy ngjarje u prodhuan nga ky shënim i jubileut të shekullit. Rreshtimi në bllokun A i presidentit Thaçi, afër liderëve të superfuqive dhe të fuqive politike – ekonomike si dhe takimi me presidentin, rus Vladimir Putin. Derisa në fundin e luftës së Parë Botërore shqiptarët ishin kaotikë dhe të papërfillur, në këtë përvjetor ishin dy presidentë shqiptarë, ai i shtetit 106 vjeçar, i pa vërejtshëm ashtu si liderët e rajonit tonë, dhe ai i shtetit 10 vjeçar, i shumë vërejtshëm.
Takimi me presidentin Putin zgjoi vëmendje të madhe. Në fakt, deklarata e ambasadorit gjerman Ischinger dëshmoi më së miri rëndësinë e afirmimit global të shtetit të Kosovës, përmes këtij takimi në Paris. Njëmbëdhjetë vjet më parë Putin kishte refuzuara apriori dhe kategorikisht çdo përfillje të Kosovës. Prononcimi i zëdhënësit të Kremlinit për takimin ishte edhe një konfirmim se ka filluar shkrirja e akullit siberik ndaj Kosovës, e cila nuk ka lëvizur dhe nuk do të lëviz asnjëherë nga boshti i saj euroatlantik.
Pjesa racionale e politikës sonë dhe disa opinionistë Parisin e 11 nëntorit e vlerësuan drejt. Në kohën kur Kosova kalon nëpër gjendje ngërçi pothuajse katër vjeçar, erdhi një moment që prodhoi ndjenjë të mirë dhe pozitive tek ata që gjërat i shikojnë me objektivitet. Parisi 2018 shënoi një legjitimitet të shtetit të Kosovës në shkallë botërore. Kosova u nderua si e barabartë në mesin e shteteve që ishin nga ana e ndritur e historisë botërore, që mposhtën fashizmin, në mesin e fuqive nukleare, në mesin e fuqive si liderë globalë në ekonomi.
Me prezencën e saj në Paris Kosova tregoi vlerat e saj të qëndrueshme dhe mbi të gjitha identitetin shtetëror. Sado vend i vogël dhe me kapacitete të kufizuara ekonomike, Kosova tregoi se produkti i saj më cilësor është vizioni dhe filozofia politike paqësore. Ky vizion ka bërë që Kosova ta fitojë lirinë. Ky vizion ka bërë që Kosova të bëhet model i vlerave atlanticiste në rajon.
Qasja e Kosovës në dialogun me Serbinë do të jetë model unik pozitiv me vlera civilizuese dhe humane në të ardhmen. Kosova duhet të mësohet që të ndjehet mirë kur arrin që në nivel rajonal dhe global të përçojë mesazhe të vlerave afatgjata si: dialogu, pajtimi, fqinjësia e mirë dhe respektimi i diversitetit etnik, kulturor dhe religjioz.
Kosova duhet të ndjehet mirë që prodhon liderë të kulturës së lirisë, që synon arritje të marrëveshjeve paqësore përmes dialogut dhe mirëkuptimit. Përmes këtyre vlerave thellësisht humane dhe demokratike, më esenciale se çfarëdo protokolli, Kosova hyri krenare në Portën Triumfale të Parisit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova