LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë

Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë takimit që zhvilloi me Andrew Mitchell, Komisionerin e Tregtisë për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e Kosovës.

Sipas komunikatës për media nga MTI, Shala shprehu mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar që është hisedarë në lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shtuar se marrëdhënien e shkëlqyera politike në mes të dyja vendeve të kthehen edhe në aspektin ekonomik.

Ministri Shala dhe komisioneri Mitchell u dakorduan që së shpejti të nënshkruhet edhe marrëveshja në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar për tregti të lirë.


Shala shpjegoi edhe potencialin që ka Kosova për investime të huaja, duke nisur nga energjia e ripërtritshme, investimi në miniera, në bujqësi dhe turizëm.

Po ashtu ministri Shala dhe komisioneri Mitchell u dakorduan për inicimin e marrëveshjes për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Komisioneri Mitchell vlerësoi marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë të ditur se Britania ka interes t’i rrit shkëmbimet tregtare dhe po ashtu ta rrit prezencën me investitor. Bashkë me komisionerin Mitchell në takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’connell. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori