Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore, ndërmjet Qeverisë së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Botërore, ndërsa realizimi i projektit do të bëhet përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Me këtë rast Ministri Hamza e vlerësoj lartë nënshkrimin e kësaj marrëveshje, që sipas tij ka për qëllim që të rris transparencën dhe cilësinë e administrimit të tokës, kualitetin e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore.
“Njëkohësisht, përmes këtij projekti do të përmirësohet cilësia e të dhënave kadastrale duke investuar në avancimin e teknologjisë aktuale, zhvillimin dhe përditësimin e regjistrit të ndërtesave si dhe përmirësimin e kushteve të Zyrave Kadastrale Komunale”, shtoi ministri Hamza.
Ai bëri të ditur se Vlera e Marrëveshjes është 14.6 milionë euro, e cila karakterizohet si kredi e butë me maturitet afatgjatë prej 30 viteve, ku 5 vite janë grejs periudhë, ndërsa 25 vite të tjera amortizim i kredisë. Kostoja vjetore apo interesi është 1.35%, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme.
Sipas Ministrit Hamza avancimet që do të arrihen përmes implementimit të kësaj marrëveshje do të jenë shumë-dimensionale, duke filluar nga aspekti institucional dhe ligjor me hartimin e strategjisë së përditësuar të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
“Përmes kësaj marrëveshje do të ofrohet përkrahja në përgatitjen dhe implementimin e kornizës ligjore dhe rregullative për Kadastër si dhe zhvillimin e studimeve dhe analizave të tregut të tokës, modernizimi i Kadastrit nëpërmjet zhvillimit dhe përditësimit të regjistrit të ndërtesave dhe renovimeve në Zyrat Kadastrale Komunale, si dhe avancimi i Teknologjisë informative dhe Komunikimit si dhe infrastruktura gjeohapësinore duke avancuar teknologjinë aktuale në atë të versionit të fundit”, shtoi ministri Bedri Hamza.
Ai gjithashtu bëri të ditur se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe avancimit dhe përditësimit të të dhënave në arkivin digjital si dhe zgjerimi i kuadrit.
Ndërsa, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli theksoi se “Sigurimi i të drejtave pronësore është thelbësor për përmirësimin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit të Kosovës, meqenëse të drejtat e definuara mirë janë gurthemel për një ekonomi dinamike tregu”.
“Ky projekt do të ndihmojë që qasja në financa të rritet, ndërsa informaliteti në ekonomi të zvogëlohet, duke ndikuar pozitivisht në tregun e kredive dhe në sektorin bankar komercial, gjë që mund të rezultojë në më shumë investime dhe më shumë vende pune”, shtoi Mantovanelli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës