LAJMI I FUNDIT:

Kosova bëhet me doktorin e parë shkencor në fushën e kriminologjisë

Kosova bëhet me doktorin e parë shkencor në fushën e kriminologjisë

Në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studime të Sigurisë në Universitetin Publik të Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë, është promovuar doktori i parë shkencor në fushën e kriminologjisë në Ballkanin Perëndimor e ky është prof.dr. Ahmet Maloku, profesor universitar në Kosovë, por edhe në Universitetin e Travnikut në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin Publik të Sarajevës, të mërkurën, me një ceremoni solemne publike në prani të familjes, të shumë personaliteteve të jetës shkencore dhe akademike Ahmet Maloku mbrojti temën e disertacionin të doktoratës me titull “Dezorganizimi social dhe tiparet e kriminalitetit në rajonin e Gjilanit (Kosovë) në periudhën 2010-2014“, përballë komisionit vlerësues në përbërje: Prof. Dr. Muratbegović


Elmedin (kryetar); Prof. Dr. Šabani Alisabri (mentor) si dhe Prof. Dr. Budimlić Muhamed (anëtarë). Me këtë rast Kosova fitoi Doktorin e parë të shkencave Kriminologjike (PHD In criminology).

Vlen te theksohet se prof.dr. Ahmet Maloku disa vite më parë ka kryer edhe doktoraturën e parë në Fakultetin Juridik në katedrën penale në Universitetin e Travnikut, ku njëherit është edhe profesor në të njëjtin universitet në studimet posdiplomike të magjistraturës dhe studimeve të doktoratës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori