Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar vendimin përmes të cilit i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të vendeve të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën.
Mbështetja dhe përkrahja ndaj Ukrainës, do zbatohet sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti thotë se kjo deklaratë shprehë mbështetjen e pa rezervë për përpjekjet e guximshme të Ukrainës për të mbrojtur institucionet e veta demokratike prej luftës ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë.
“Duke iu bashkuar kësaj Deklarate, Republika e Kosovës rithekson se sigurimi i fitores për popullin ukrainas, si dhe llogaridhënia e liderëve të Rusisë për krimet e tyre, është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe demokracisë, në Evropë dhe më tej”, ka shkruar Kurti duke publikuar deklaratën e plotë.
Deklaratë e bashkimit me Deklaratën e përbashkët të vendeve të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën
“Pushtimi ilegal dhe i paprovokuar i Ukrainës nga ana e Rusisë, mbetet një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Çmimi i shkaktuar deri tani, në jetë njerëzish, stagnim ekonomik dhe shkatërrim mjedisor, ka qenë katastrofal për popullin ukrainas.
Ne i përshëndesim ata për rezistencën e tyre të guximshme në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta, duke përfshirë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe paqen e stabilitetin botëror. Po ashtu u shprehim keqardhjen dhe ngushëllimet më të thella për humbjet dhe vuajtjet e tyre.
Pasojat e konfliktit kanë ndikuar edhe përtej kufijve të Ukrainës. Në përpjekje për të tërhequr vëmendje prej luftës së saj ilegale, Rusia po tenton të destabilizojë Ballkanin Perëndimor, me ndihmën e aleatëve të saj kryesorë autokratikë në rajon.
Prej ditës së parë të konfliktit, Republika e Kosovës po qëndron krahas Ukrainës dhe popullit të saj, pa rezervë. Menjëherë e kemi dënuar pushtimin dhe u jemi bashkëngjitur sanksioneve të ShBA-së dhe BE-së kundër Rusisë. Kemi shprehur gjithashtu gatishmërinë tonë për të pranuar deri në 5,000 refugjatë nga konflikti dhe kemi mirëpritur në Kosovë 18 gazetarë ukrainas, duke iu ofruar një vend të sigurt ku mund të vazhdojnë misionin e tyre për t’ia thënë të vërtetën pushtetit.
Tani që lufta ilegale e Rusisë po zgjatë, duke hyrë thellë në vitin e saj të dytë, Republika e Kosovës, përmes kësaj letre, i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të Vendeve të G7 mbi Mbështetjen për Ukrainën. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet të flasë me një zë, drejt një qëllimi të përbashkët. Sigurimi i fitores për popullin ukrainas, si dhe llogaridhënia e liderëve të Rusisë për krimet e tyre, është i domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe demokracisë, në Evropë dhe më tej. Prandaj, Republika e Kosovës mbetet e gatshme për t’u kontribuar përpjekjeve të parashikuara në Deklaratën e Përbashkët dhe mbështetë plotësisht synimet dhe vlerat e shpallura në të”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Trençevska: Normaliteti i ri i OBRM-PDUKM-së është të refuzojë ligjet që ndihmojnë qytetarët

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri