Kosova ka arritur një moment historik duke marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran. Fitch Ratings, agjenci globale e vlerësimit, i ka dhënë Kosovës vlerësimin 2B-, duke treguar perspektivë të qëndrueshme dhe duke e pozicionuar vendin në mënyrë të favorshme në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo ceremoninë e organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me USAID, përderisa u tha se ky vlerësim do të shërbejë si pasaportë e Kosovës në tërheqjen e investimeve të huaj.
Vlerësimi kreditor sovran është një matës kryesor i aftësisë kreditore të një vendi dhe kapacitetit për të përmbushur detyrimet financiare.
Deri më tani, Kosova ishte i vetmi vend evropian pa vlerësim kreditor sovran. Kjo mungesë ka kufizuar qasjen e saj në tregjet financiare globale, ka penguar prurjet e investimeve të huaja dhe ka rritur koston e kapitalit.
Vlerësimi i marrë rishtazi sjell avantazhe të shumta, duke përfshirë uljen e kostos së huamarrjes, mundësitë e shtuara për tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen e qasjes në tregjet globale të kapitalit, nxitjen në njohjen ndërkombëtare dhe reforma të përshpejtuara strukturore ekonomike.
Me këtë rast, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se ky vlerësim do të ketë ndikim pozitiv për vendin.
“ Nga Agjencia Fitch Ratings e cila i ka dhënë Kosovës vlerësimin 2B-. Ky vlerësim nënkupton se në perspektiven ndërkombëtare, Republika e Kosovës vendoset në hartën e shteteve si destinacion për investitorët e huaj.
Specifikisht metodologjia që përdorë agjencia për vlerësimin kreditor sovran merr për bazë tre vitet e fundit të performancës financiare të vendit, andaj si qeveri që nga fillimi, veçanërisht përmes Ministrisë së Financave, jemi përkujdesur që të ndërmarrim politika të qëndrueshme të cilat do të shërbenin si katalizator për rritjen ekonomike dhe pozicionimin e favorshëm makro-fiskal të vendit. Kjo shihet qartazi në vlerësimin e Fitch Ratings që është dhënë për republikën tonë“, tha ai, duke shtuar se agjencia vlerëson se faktorët kyç kanë qenë ulja e deficitit buxhetor, rritja ekonomike, politikat e besueshme fiskale, rritja e vazhdueshme e mbledhjes së tatimit dhe niveli i ulët i borxhit publik në raport me bruto produktin vendor.
“Agjensia ka theksuar se qeveria jonë është mirë e pozicionuar për të shërbyer në mandat të plotë, si dhe ka shtyrë përpara shumë reforma të rëndësishme sikurse luftimi i korrupsionit, përkundër sfidave të shumta. Ky vlerësim kreditor sovran që dokumenton fuqinë financiare të vendit tonë për të larë borxhin dhe për të rritë besueshmërinë te investitorët ndërkombëtar ”, tha
Drejtoresha e Misionit të USAID në Kosovë, Eileen Devitt tha se ky është vlerësimi i parë për Kosovën ndërkombëtarisht të vlefshëm.
“Ky raport tregon progresin ekonomikë që ka arritur Kosova që nga pandemia dhe i parasheh mundësitë e tjera për investime. Po ashtu, tregon se si transparenca mund të qoj në rezultate të prekshme financiare. Për disa vite Kosova ishte shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa vlerësim kreditor dhe i kufizojë mundësitë për investime dhe aftësinë e vendit për të nxitur rritjen ekonomike“, tha ajo.
Ngjarja është kulmi i përpjekjeve afatgjata nga institucionet kosovare në partneritet me USAID- in për të forcuar ekonominë dhe për të siguruar rritje të mëtejshme. Për të marrë vlerësimin e lëshuar më 19 prill 2024, USAID-i, përmes Aktivitetit Promovimi i Investimeve dhe Qasjes në Financa, ka hyrë në partneritet me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe ka bashkëpunuar gjerësisht me Fitch Ratings për të nisur dhe mbikëqyrur proceset përkatëse të vlerësimit. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës