Vizita në Kosovë dhe rajon e senatorit amerikan John McCain, vlerësohet si tregues i përkushtimit amerikan për Ballkanin dhe barrierë e përpjekjeve të Rusisë për të rritur ndikimin në këtë pjesë të Evropës.
Kosova nderon senatorin amerikan, John McCain me titullin më të lartë “Urdhri i Lirisë”. Ky çmim i ndahet atij për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Për nderë të senatorit amerikan, Kuvendi i Kosovës organizoi një seancë solemne, ku senatori amerikan me një fjalim ju drejtua deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës. John McCain, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në rrugën e saj evropiane, ndërsa nuk kurseu lëvdata për Kosovën dhe angazhimin e saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. John McCain, qëndron në Kosovë dy ditë në kuadër të një turni ballkanik.
SHBA mbetet besnike
“Gjatë udhëtimit tim në rajonin e Evropës Jug-lindore, mesazhi im është i thjeshtë, angazhimi i Shteteve të Bashkuara për Evropën e lirë dhe në paqe mbetet i hekurt dhe miqtë e mi, një Kosovë e pavarur, e fortë demokratike dhe shumë etnike si një anëtare e plotë i familjes evropiane, është thelbësore për suksesin e atij vizioni”, tha senatori McCain.
Kosova tash e tri vjet është rreshtuar në aleancën globale kundër terrorizimit të udhëhequra nga SHBA-së. E ky fakt, sipas senatorit John McCain, është shumë domethënës për Washingtonin zyrtar.
“Besoj se vendi juaj nuk ka marr vlerësimin e merituar për qasjen aktive që është ndërmarrë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Legjislacioni i miratuar nga ky parlament ka ndihmuar në uljen e numrit të ushtarëve të huaj në rrugën e tyre drejt zonave të konfliktit”, tha McCain.
Senatori amerikan, para se të vijë në Kosovë ishte edhe në Beograd, ku u prit nga presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Rëndësia e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi
Senatori McCain tha se beson që e ardhmja paqësore dhe përparimi i Kosovës varet nga suksesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në Beograd dhe Prishtinë, John McCain, u angazhua për dialog ndërmjet dy vendeve.
“Mesazhi im për ju është i njëjtë me atë që i transmetova edhe kryeministrit serb Vuçiq në fillim të kësaj jave – çuarja përpara e dialogut të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara është në interesin e Kosovës dhe serbëve. Është jetike për Kosovën dhe Serbinë të ndajnë tiparin evropian dhe është thelbësore për qëndrueshmërinë në Evropën Juglindore”, tha senatori McCain.
Seanca e jashtëzakonshme dhe ushtria
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që i organizoi seancë të veçantë në parlament, senatorit McCain, tha se kjo vizitë përbën një festë të lidhjes së fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. “Shtetet e Bashkuara mbështetën Kosovën në rrugën e saj për liri dhe pavarësi. Kjo mbështetje tani vazhdon me ndihmën e treguar për zhvillimin e shtetit të Kosovës”.
Një muaj më parë ishte një nismë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që nëpërmjet ligjit ta shndërrojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës. Kjo nismë u kundërshtua gjithandej, madje edhe nga vet SHBA, e cila kërcënoi se në rast se bëhet kjo, do të vihet në dyshim mbështetja amerikane për FSK. Ambasada amerikane në Prishtinë dhe senatori McCain, përsëritën se SHBA vazhdojn të mbështesë sigurinë në Kosovë. SHBA mendon se është shumë e rëndësishme që shndërrimi i FSK në ushtri të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.
Roli i Rusisë
Po si i shohin analistët raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe tendencën e Rusisë që të ketë ndikim në Ballkan, madje kohët e fundit edhe në Kosovë? Analisti Blerim Burjani i tha DW-së, se raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë në një shkallë të lartë e të përhershme miqësie.
“Kosovarët janë përkrahës të politikës së SHBA në Evropë dhe politikës globale që udhëheqë SHBA-ja. Përpjekja ruse do ta dështojë në Ballkan. Rusia kaherë e ka humbur këtë ndikim me përjashtim që mban raporte të afërta me Serbinë, përderisa kjo e fundit në politikën ndërkombëtare sillet me dy karrige – në njërën ka SHBA-në dhe BE-në e në anën tjetër Rusinë. Por, unë them se loja politike me dy karrige është e parë si jo e mjaftueshme për SHBA-në dhe BE-në. Ato e dëshirojnë Serbinë ta kenë në BE”, thotë Blerim Burjani.
Por sa ka lëkundur raportet Kosovë-SHBA, insistimi i pandërprerë i Presidentit të Kosovës që me ligj ta shndërrojë FSK-në në ushtri të Kosovës, për shkak se ai është i bindur që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese, që do ta mundësonin po ashtu shndërrimin e FSK-së në ushtri?
Analisti Blerim Burjani, nuk beson se kjo ka lëkundur raportet SHBA-Kosovë, sepse në fund të fundit, sipas tij, SHBA-ja do të mbështesë Kosovën në çdo rrethanë. “Pra duhet të propozohet solucioni i miqve tanë të SHBA-së si të themelohet ushtria. Zyrtari amerikan ka kërkuar që themelimi i Forcës së Armatosur të ndodhë gradualisht, pra hap pas hapi, dhe se duhet shtjerrë mundësitë që përmes Kushtetutës dhe ndryshimeve të ndodhë themelimi. Pra unë e kuptoj kështu mesazhin e tij dhënë institucioneve vendore. Opsioni tjetër mund të vijë në shprehje vetëm nëse kjo dështon. Prandaj unë konsideroj se është mjaft e dobishme kjo vizitë e senatorit McCain dhe sugjerimet e miqve të SHBA-së”, thotë Blerim Burjani.
Sidoqoftë, vizita në rajonin e Ballkanit e senatorit amerikan John McCain, nga analistët shihet si sinjal amerikan për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë që të shtrijë ndikimin në Ballkan. Vet Senatori McCain, gjatë vizitës në Sarajevë, tha se ai “është i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje – Hercegovinës”.
E deputetëve të Kuvendit të Kosovës John McCain u bëri thirrje që ta ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ky shtet fqinj i Kosovës në fund të muajit maj, zyrtarisht do të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike, NATO. Senatori amerikan tha se “pas kthimit në SHBA, mesazhi për kolegët e tij në Senat, Presidentin dhe popullin amerikan, është se çdo gjë që ndodhë në pjesën lindore të Evropës është me interes jetik për sigurinë kombëtare të SHBA-së”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker