LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni po përkeqësohet në të gjithë BE-në, paralajmëron Transparency International

Korrupsioni po përkeqësohet në të gjithë BE-në, paralajmëron Transparency International

Korrupsioni në vendet e BE-së është përkeqësuar për të dytin vit radhazi, sipas një indeksi vjetor të publikuar të martën, i cili e renditi Hungarinë si performuesin më të keq të bllokut dhe gjeti ekonomi të mëdha si Franca dhe Gjermania “në rënie”.

Transparency International (TI), e cila përpilon Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, tha se nga 180 kombet në përgjithësi që ajo anketoi, rreth një e katërta kanë shënuar pikën e tyre më të ulët që kur OJQ-ja filloi të përdorë metodologjinë e saj aktuale për renditjen e saj globale në 2012, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Indeksi i TI-së mat perceptimin e korrupsionit në sektorin publik sipas 13 burimeve të të dhënave, nga Banka Botërore deri te firmat private të riskut dhe konsulencës, duke vlerësuar vendet dhe territoret në një shkallë nga një “shumë e korruptuar” 0 në një “shumë të pastër” 100.


Mesatarja rajonale për Evropën Perëndimore dhe BE ishte 64 këtë vit, nga 65 që ishte vitin e kaluar.

Përpara vitit 2023, ky rezultat nuk kishte rënë për rreth një dekadë, sipas TI.

Aftësia e Evropës për të luftuar korrupsionin është e dobët, duke penguar përgjigjen e bllokut ndaj sfidave që variojnë nga kriza klimatike deri te sundimi i ligjit dhe shërbimet publike të stërngarkuara, thuhet në raportin e këtij viti.

Për disa kohë, zbrazëtirat ligjore, zbatimi i dobët dhe mungesa e burimeve i kanë penguar vendet e BE-së nga trajtimi efektiv i korrupsionit, thanë analistët e TI-së për Evropën.

“Por tani, disa qeveri po shkojnë më tej, duke minuar ose politizuar kornizat kundër korrupsionit dhe duke lejuar erozionin e shtetit të së drejtës”, shkruan ata të martën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Hajnat në Londër kryejnë vjedhje në veturë derisa shoferi dhe pasagjeri gjendeshin brenda – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Hajnat në Londër kryejnë vjedhje në veturë derisa shoferi dhe pasagjeri gjendeshin brenda – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Zelensky: Evropa nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës pa Amerikën

Zelensky: Evropa nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës pa Amerikën

Botë
Kalo në kategori