LAJMI I FUNDIT:

Korridori VIII – Eksperti: Shqipëria shmangu mënjanimin nga harta e transportit europian

Korridori VIII – Eksperti: Shqipëria shmangu mënjanimin nga harta e transportit europian

Shqipëria ka shmangur përjashtimin e segmentit Shkup -Durrës nga harta europiane e komunikacionit qendror.

Dy vjet më parë autoritetet shqiptare konstatuan shtrembërimin e korridorit VIII europian që e hiqte Durrësin nga segmenti qendror dhe arritën të evitojnë shtrembërimin gjeografik e të fondeve përkatëse europiane të këtij projekti.

Korridori VIII i është rikthyer linjës së hershme Europë- Lindje të njohur si “Rruga Egnatia” pas një përpjekje për të devijuar hartën e komunikacionit qendror europian pa kaluar nga Shqipëria.


Eksperti i fondeve europiane Adrian Haçkaj bëri të ditur reagimin europian pas konstatimit dhe kërkesës së qeverisë shqiptare pranë autoriteteve europiane.

Ai tha se Shqipëria argumentoi kërkesën e saj pranë institucioneve europiane si përmes të qenurit pozicion strategjik, por edhe si vend anëtar i NATO-s.

Rikthimi i gjurmës qendrore të korridorit VIII me kalim nga Durrësi, edhe pse i pavënë re nga publiku i gjerë, ekonomikisht do të thotë ricaktim fondesh sipas termash qendrorë dhe jo të ndërvarur si zgjatim i sforcuar gjeografik./rtsh

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri të Mitrovicës, mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë

Policia me aksion në veri të Mitrovicës, mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë

Lajme
Morën pjesën në tubime politike, IPK rekomandon suspendimin e një koloneli policor dhe inicion procedurë disiplinore ndaj një majori

Morën pjesën në tubime politike, IPK rekomandon suspendimin e një koloneli policor dhe inicion procedurë disiplinore ndaj një majori

Lajme
Qarkullonte me kallashnikov dhe thikë me vete, arrestohet 56-vjeçari i rrezikshëm në Shkodër

Qarkullonte me kallashnikov dhe thikë me vete, arrestohet 56-vjeçari i rrezikshëm në Shkodër

Lajme
SHBA deri te Maqedonia e Veriut: Askush nuk është mbi ligjin, respektoni pavarësinë e gjyqësorit

SHBA deri te Maqedonia e Veriut: Askush nuk është mbi ligjin, respektoni pavarësinë e gjyqësorit

Politikë
Mbyllja e zyrës paralele tatimore në veri, Sveçla: Haraçi i mbledhur nga Serbia në Kosovë është i dënueshëm

Mbyllja e zyrës paralele tatimore në veri, Sveçla: Haraçi i mbledhur nga Serbia në Kosovë është i dënueshëm

Lajme
Rast suksesi në spitalin e Neurologjisë në QSUT, pacientes i hiqet tumori në kokë përmes vetullës

Rast suksesi në spitalin e Neurologjisë në QSUT, pacientes i hiqet tumori në kokë përmes vetullës

Lajme
Kalo në kategori