LAJMI I FUNDIT:

Korrespondentë të dyshimtë rusë prezentë në shugurimin e mitropolitit Joanikije në Cetinje të Malit të Zi

Korrespondentë të dyshimtë rusë prezentë në shugurimin e mitropolitit Joanikije në Cetinje të Malit të Zi
korrespondentja ruse Alina Arsenieva duke u fotografuar para mjeteve të blinduara të Policisë së Malit të Zi

Në Cetinje të Malit të Zi, ku shpërthyen trazira për shkak të kundërshtimit të shugurimit të mitropolitit Joanikije të Kishës Ortodokse Serbe atje, ishin të pranishëm edhe korrespondentë të dyshimtë rusë.

E tillë është edhe korrespondentja ruse Alina Arsenieva, e cila është gjithashtu autore e kanalit “Balkan Spy” në rrjetin social rus Telegramin, që njihet për mbulueshmëri mediatike për Ballkanin Perëndimor.

Prezenca e korrespondentëve rusë në “zonat e nxehta” nuk mungon asnjëherë, e veçanërisht në vendet në të cilat kanë interesa gjeo-strategjike.


Priftërinjtë serbë në Mal të Zi kënduan "kur ushtria kthehet në Kosovë", vijnë reagimet e ashpra nga Kosova
Lexo po ashtu Priftërinjtë serbë në Mal të Zi kënduan "kur ushtria kthehet në Kosovë", vijnë reagimet e ashpra nga Kosova

Se fundmi, Arsenieva është parë duke u fotografuar para mjeteve të blinduara të Policisë së Malit të Zi, ku nga praktikat e kaluara, përveç shpërndarjes së dezinformatave, gazetaret rus kanë kryer edhe punën e spiunimit, siç edhe vërtetohet nga vete emri i kanalit të saj në Telegram.

Alina Arsenieva gjithashtu është korrespondente ruse në Rifan.ru, ku mbulon pjesën e Ballkanit.

Raste të ngjashme të spiunëve rus, janë identifikuar edhe kapur nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, siç ishin për shembull, Oksana Sazonova në vitet 2014 dhe 2015, pastaj në vitin 2019, kur Andrey Kondrashov po “filmonte” fshehurazi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Evropa
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Evropa
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Azia
Kalo në kategori