Është bërë e ditur së fundmi se Kori Siparantum ka fituar dy medalje të arta në “World Choir Games” në Republikën e Koresë.

Kjo është mësuar nga faqja e tyre në një postim që kanë shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.


Kori Siparantum ndërkohë ka triumfuar në kategoritë: “Mixed Choir” dhe “Musica Contemporanea”.

Screenshot 5 25 Foto: Screenshot/Facebook

Postimi i plotë i Siparantum Choir në Facebook (pa ndërhyrje):

“Ju njoftojmë se Kori Siparantum sot fitoi dy medale të arta në World Choir Games në Republikën e Koresë. Në kategoritë "Mixed Choir" dhe "Musica Contemporanea", ne shfaqëm performancë të jashtëzakonshme dhe u vlerësuam me medale të merituara. Ky sukses tregon potencialin tonë të madh dhe përkushtimin e anëtarëve të korit. Jemi tejet të lumtur për këtë sukses, dhe krenarë që përfaqësuam Kosovën në këtë garë prestigjioze. Faleminderit për gjithë ju që mbështetni rrugëton tonë drejt suksesit”. /Telegrafi/