Stili joshës i Kim Kardashianit apo stili i njohur i flokëve i Jennifer Anistonit, kopjohen nga të gjitha femrat në botë. Por, në sistemin diktatorial të Koresë së Veriut, ju nuk mund të shihni diçka të tillë, sepse qëllimi është që të “zvogëlohet ndikimi perëndimor”. Kështu, gratë mund të zgjedhin për veten e tyre 18 modele të stileve të flokëve të miratuara nga qeveria. Kur dikush rri ulur në karrigen e floktarit, duhet veç të thotë: “Qethëm sipas numrit 7”! E njëjta vlen edhe për meshkujt.
Flokët duhet të përshtaten me rrobat. Kështu, femrat që zgjedhin rrobat tradicionale, kanë flokë të drejta, derisa të rejat me rroba “moderne”, duhet të zgjedhin një stil më të “relaksuar”:
Ka një dallim të madh në mes të flokëve të grave të martuara dhe ato të pamartuara. Grave të martuara u preferohen flokët shumë të shkurta, derisa tjerat mund të kenë gërsheta, bishtaleca apo ndonjë kapëse në flokë.
As për burrat nuk ka përjashtim. Stacionet televizive nga Koreja e Veriut që nga viti 2005 transmetojnë emisionin e titulluar: “Të qethemi sipas stilit socialist të jetës”. Në këtë emision tregohet se meshkujt duhet të kenë gjithmonë flokë të shkurtra pas dhe zylyfe në të dy anët. Në kamerë shfaqet edhe kamera e fshehur në rrugët e Phenianit që ishte në “gjah” të “rebelëve” që nuk qethen sipas rregullave socialiste.
Çmenduria shkon deri aty sa që thuhet se flokët duhet të jenë të shkurtra për shkaqe shëndetësore, me arsyetimin bizar se “flokët e gjata vjedhin energji”. Burrat kanë zgjedhje prej dhjetë modeleve, ndërsa gjatësia është e caktuar: pesë centimetra – qethja çdo 15 ditë. Për të vjetrit ka një përjashtim: gjatësia e flokëve mund të jetë deri në shtatë centimetra.
Mirëpo, gruaja e diktatorit Kim Jong-un nuk i ka flokët sipas stilit socialist. Andaj, ka shpresa se Zonja e Parë, Ri Sol-ju, e cila në publik ka dalë në një komplet rrobash me dy pjesë (pra, jo uniformë), dhe flokë të lëmuara prapa, mund të jetë shpresë për ndryshime për gjeneratën e re. Por, një gjë e tillë vështirë të ndodhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Trump reagon pas vendimit të gjykatës rreth rastit me Daniels
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025