Nga: Claire Cohen / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Paramendo dikën që ta ofron mundësinë për të hequr disa vjet nga mosha jote – pa kushte, pa nevojën për ta fshehur pasaportën e as ti kryqëzosh gishtat me shpresën se askush nuk do t’i kontrollojë të thënat tuaja në LinkedIn se ke diplomuar në vitin 2008.
E pranon këtë ofertë, apo jo? Populli i Koresë së Jugut sigurisht se e bëri këtë: qeveria e tyre sapo ua ka dhënë qytetarëve të vet dhuratën e rinisë, duke i bërë të gjithë – brenda natës – një ose dy vjet më të rinj.
Kjo është kështu për shkakun se Koreja e Jugut po e heq sistemin e çuditshëm që më parë e përdorte për të numëruar moshën e popullsisë. Në lindje, foshnja konsiderohej si një vjeçe dhe më pas shtohej një vit tjetër për çdo 1 janar, pavarësisht nga ditëlindja aktuale. Të lindurit pranë natës së Vitit të Ri ishin dy vjeç – para se të mbaronte java.
Natyrisht, kjo shkaktoi goxha kaos administrativ, me probleme ligjore, ankesa dhe konfuzion se si të llogariten moshat që – sipas presidentit, Yoon Suk Yeol – shterojnë burimet e vendit. I shqetësuar se kjo e largoi Korenë e Jugut nga hapi me pjesën tjetër të botës, tashti zyrtarët kanë kaluar në metodën ndërkombëtarisht të pranuar. Një ditë je 66 vjeç, tjetrën 64.
Sa i përket politikave që sjellin vota, politikanët e Mbretërisë së Bashkuar mund të bëjnë më shumë dëme sesa t’ia kushtojnë vëmendjen kësaj. Në fund të fundit, këtë na e kanë borxh. Kur kohët e fundit motra ime e vogël u bë 36 vjeçe, qante meqë duhej t’ia thoshte lamtumirën e fundit të tridhjetave. “Thjesht, ndihem sikur papritur po mbytem drejt fundit të dekadës”, tha ajo. “Si ndodhi kjo”?
Kjo më shtyrë të pyes veten se çfarë kam bërë në moshën 36-vjeçare. E lodhja trurin. Ej, ishte vetëm tre vjet më parë – diçka e rëndësishme duhet të ketë ndodhur. Pastaj u kujtova: ishim në mbyllje [nga pandemia]. Pjesa më e madhe e atij viti kaloi në shtëpi, duke e pastruar kopshtin dhe duke luftuar për paratë për javën e katërt të muajit. Përpara se ta kuptoja, i mbusha 38 vjet gjatë planit B të qeverisë për Omikronin [variant i koronavirusit].
Nuk jam vetëm unë që ndihem si e plaçkitur. Ndërkohë që me të drejtë i është kushtuar vëmendja e madhe ndikimit që izolimi kishte në zhvillimin e të rinjve, është në rregull ta pranojmë se na mbajti edhe ne të tjerët në një model të mbylljes, duke na i mohuar ndërveprimet dhe përvojat e përditshme që na ndihmojnë të përparojmë, të rritemi dhe ta pranojnë procesin e plakjes. A është rastësi kur duket se në rrethin tim shoqëror ka ngurrim kolektiv për t’i përfshirë ditëlindjet tona të rëndësishme që më nuk i kujtojmë? Nisjani nga unë: vitin e ardhshëm i mbushi 40 vjet dhe në vend që të bëj festë të madhe, siç bëra për të tridhjetat, e kam ndërmend të largohem krejtësisht nga vendi.
Pa dyshim, personalisht e ndiej dhimbjen e koreano-jugorëve, meqë ditëlindja ime është më 3 janar. Nuk kam asgjë të garantuar për ta kthyer fillimin e një viti të ri – që duket edhe më i ngarkuar prej presioneve – në diçka pozitive kur menjëherë bëhesh një vit më e vjetër. Por, mendoj se të gjithë ne mund t’ia dalim me një rivendosje [reset].
Tashti, Koreja e Jugut po na tregon se kjo në fakt mund të bëhet, megjithëse me disa boshllëqe të rëndësishme. Sistemi i ri nuk do t’i privojë njerëzit nga blerja e alkoolit dhe cigareve, ose nuk do ta ndryshojë vitin në të cilin ata hyjnë në arsim ose kualifikohen për [deri] 21 muaj në shërbim të detyrueshëm kombëtar [ushtarak].
E kuptoj se është paksa vetëkënaqësi që të ndihesh në këtë mënyrë, sidomos kur mosha jonë në letër del të jetë më pak e rëndësishme se kurrë. Po jetojmë më gjatë dhe nuk ka dyshim që të dyzetat nuk duken njësoj si për brezin e gjyshërve tanë, ashtu si të shtatëdhjetat që nuk të dërgojnë më në brigadën e pleqërisë.
Në shoqërinë tonë, asgjë nuk çmohet më shumë se rinia, veçanërisht nëse je grua. Më kujtohet skena në [dramën komike] Fleabag kur gjatë një leksioni feminist, folësja kërkon nga audienca e grave që ta “ngrenë dorën nëse do të jepnin pesë vjet nga jeta për një trup e përsosur”. Vetëm Fleabag dhe motra e saj e bënë këtë – feministet e këqija, apo të vetmet të ndershmet në atë dhomë?
Në botën ideale, të gjithë e kuptojmë se mosha është vetëm një numër dhe se nuk ka reflektim në atë se si do ta çosh jetën. Prapëseprapë, rruga për të arritur në atë pikë pranimi mund të bëhet më e lehtë nëse do të na jepeshin disa vite shtesë për të vrapuar drejt kësaj. Thjesht, mos kërkoni ta shihni certifikatën time të lindjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës