LAJMI I FUNDIT:

Koordinohen veprimet për mbrojtjen e parkut kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” nga degradimi

Koordinohen veprimet për mbrojtjen e parkut kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” nga degradimi

Koordinatori i veprave penale për degradimin e ambientit, prokurori i shtetit, Ersan Qavolli, ka mbajtur takim me zinxhirin komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës, krye-shefin e DAPK-së, me zyrtarët përgjegjës dhe kryeinspektorin e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Temë e diskutimit në takimin e thirrur nga prokurori i shtetit me përfaqësuesit e institucioneve të lartcekura, ishte “Trajtimi i uzurpimeve të pronave në parkun kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, ndërtimet pa leje në atë zonë dhe shqyrtimin e vlefshmërisë së lejeve të sharrave”.


Të pranishmit u pajtuan që gjatë këtij takimi të merren konkluzione të përbashkëta të cilat do ndikojnë drejtpërdrejtë në mbrojtjen e ambientit dhe zbatimin e ligjit në zonën e parkut kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna””, thuhet në njoftimin për media.

Nga ky takim u nxorën këto konkluzionet si në vijim:

Identifikimi i menjëhershëm i pronave të uzurpuara në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe fillimi i procedurave të lirimit nga organet përgjegjëse;

Identifikimi i menjëhershëm i ndërtimeve pa leje të cilat përbëjnë vepër penale dhe fillimi i procedurave të rrënimit nga organet përgjegjëse;

Shqyrtimi i vlefshmërisë së lejeve të sharrave të cilat operojnë në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”;

Lëshimi i urdhrit nga DAPK i cili do të pamundësonte futjen e materialit ndërtimor pa pasur leje; dhe

Takimi i ardhshëm do të mbahet pas një muaji ku edhe do të vlerësohen rezultatet e arritura nga ky takim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori