LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Hoti raportoi para Komisionit Parlamentar për Arsim

Koordinatori Hoti raportoi para Komisionit Parlamentar për Arsim

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, sot ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Koordinatori Hoti fillimisht ka njoftuar anëtarët e komisionit për rrjedhën e garës së Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik.

“Të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës me mbështetjen e fuqishme të DKA-ve, i kanë kryer garat në nivelin shkollor. Nga kjo garë, në nivelin e shkollës janë 14800 fitues, ndërkaq në nivelin komunal janë rreth 2000 fitues. Këta janë armata e ardhshme e Kosovës. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si është mirëpritur dhe zhvilluar kjo garë”, tha Hoti, transmeton Telegrafi.

Koordinatori Hoti gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Arsim

Po ashtu, Hoti u përgjigj edhe pyetjeve nga anëtarët e komisionit rreth Garës Nacionale të Diturisë.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me suksesin e garës së diturisë. Për herë të parë kemi në agjendë nxënësin, e nxënësi ka agjendën e vet. Ky është hapi i parë madhor i cili është ngritur mbi dallimet politike dhe ka filluar një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Është hera e parë që Kosova ka mbajtur një leksion në mbajtjen e garave duke përfshirë të gjithë nxënësit. Raportet e Drejtorive Komunale të Arsimit tregojnë një përqindje mbi 95% të pjesëmarrjes së nxënëseve në ditën e garës”, tha Hoti.

Sa i përket testeve, ai tregoi se janë hartuar gjithsej 346 teste, që kapin rreth 2500 faqe, me gjithsej 2863 pyetje, me një tirazh 423000 copë për 25 lëndë, në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake.

Në fund, Koordinatori Hoti tha se është i gatshëm që për punën e tij të të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori