LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle bregdetare nga Saranda në Velipojë, bllokohen skafet e parregullta dhe gjobiten drejtuesit

Kontrolle bregdetare nga Saranda në Velipojë, bllokohen skafet e parregullta dhe gjobiten drejtuesit

Me afrimin e sezonit turistik janë shtuar kontrollet intensive përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja deri në Sarandë.

Si rezultat i kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 4 mjete lundruese (skafe), si dhe kanë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 20 000 lekë të rinj, drejtuesit e tyre, për mungesë të dokumentacionit në bord.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar 1 skaf me motorë të fuqishëm.


Konkretisht, në Sarandë dhe në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 3 mjete lundruese dhe ka ndëshkuar me masë administrative, nga 10.000 lekë të rinj secili, drejtuesit e këtyre mjeteve, për mungesë të dokumentacionit në bord.

Në Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar një mjet lundrues dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë të rinj, drejtuesin e tij, për mungesë dokumentacioni.

Në liqenin e Shkodrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar një mjet lundures skaf me 2 motorë të fuqishëm që dyshohet se mund të përdorej për trafiqe të paligjshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Policia Kufitare thotë se është e angazhuar maksimalisht dhe ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë detare, zbatimin e ligjit dhe rregullave të qarkullimit në det, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori