Live Debat për kontratat njëburimore
Pas përplasjeve për kontratat njëburimore – LVV lëshon seancën
Përditesuar 14/03/2024 10:51
Kuvendi i Kosovës të enjten ka mbajtur në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika e vetme e rendit të ditës ishte “shqyrtimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”.
Kjo seancë ishte ftuar me kërkesë të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami e përkrahur nga 39 deputetë të tjerë.
Opozita ka theksuar se janë diku mbi 350 tenderë që janë dhënë me procedurën njëburimore.
Ata kanë shtuar se kontratat njëburimore janë burim i korrupsionit, derisa kanë kërkuar që të njëjtat të hetohen nga Prokuroria e Kosovës.
Pas debateve të shumta pozitë-opozitë, deputetët e LVV-së lëshuan seancën. /Telegrafi/
Haradinaj: Fenomeni i kontratave njëburimore është turpi i kësaj qeverie
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilën po diskutohet për kontratat njëburimore, ka thënë ky lloj i kontratave është lidhje e shkurt e korrupsionit për të cilin kemi folë edhe më herët.
Haradinaj ka thënë se kjo ndodh kur shefi ia jep besimin njerëzve të tij të besueshëm të cilët më pastaj nuk njohin as ligj e as rregullore.
“Kemi folë për çështjen e lidhjes së shkurt të korrupsionit, pra kur shefi ia jep besimin njerëzve të tij të besum, ata më pastaj me përkrahjen e shefit janë zoti vetë, s’kanë nevojë as për ligje, as për rregullore e as për me u frikësu prej askujt sepse e kanë mbështetjen e shefit”, tha Haradinaj.
Haradinaj shtoi se fenomeni i kontratave njëburimore e turpëron dhe e marron qeverinë.
“Sot shifne rezultatin ku keni mbrri. Mund të arsyetohet një kontratë njëburimore në ndonjë situatë të caktuar, por fenomeni i kontratave njëburimore ju turpnon, ju marron, nuk mundeni me i ikë kësaj”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj i bëri thirrje deputetëve të pushtetit që ta ftojnë hetuësinë dhe prokurorinë për të vlerësuar nëse ka shkelje të ligjit dhe humbje të parasë.
Pasi Bajrami i quajti “hajna” deputetët e LVV-së, Bogujevci heq dorë nga kryesimi i seancës së Kuvendit dhe lëshon sallën
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka lëshuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës “për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”.
E deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se të gjithë deputetët që lëshuan sallën janë “hajna”.
“Më vjen keq, por të gjithë ata që sot këtu nuk janë prezent janë hajna. Këtë fjalë nuk e kam përdorur derisa ju LVV-ja keni ardhur në pushtet. Po na detyroni që të shprehemi me një gjuhë të tillë edhe pse ju e keni bërë këtë gjë 15 vjet sa keni qenë në opozitë.
Po të mos ishin të tillë, ata do të ishin prezent”, u shpreh Bajrami, derisa iu kërkoi falje dy deputetëve të LVV-së, Visar Korenicës dhe Eman Rrahmanit të cilët qëndruan në sallë për të diskutuar për kontratat njëburimore.
Më pas sallën e lëshoi edhe kryesuesja e kësaj seancë të jashtëzakonshme, njëherit deputete e LVV-së, Saranda Bogujevci.
Ajo tha se “derisa unë i përkas grupit të cilit qenkemi hajna, më vjen keq por nuk mund të jem pjesë e këtij debati me fjalë ofenduese”.
“Lus nënkryetarin Kujtim Shala që nëse ka vullnetin të vazhdojë me seancën”, u shpreh Bogujevci. /Telegrafi/
LVV-ja lëshon seancën e Kuvendit për kontratat njëburimore: Nuk jemi këtu për të na sharë e ofenduar
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka lëshuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës “për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk ka kuptim që të vazhdohet derisa vetë deputetja që e ka nënshkruar ftesën për thirrjen e seancës, Hykmete Bajrami, “na shajti me ‘hajna, shpifësa e të korruptuar’”.
“Edhe sikur kjo seancë të kishte ndonjë kuptim, tashmë e humbi krejt sepse prej fillimi kur e kanë bërë kërkesën e deri te debati, fyerjet e ofendimet, prej foltores deputetja që e ka nënshkru ftesën për këtë seancë, na shajti me ‘hajna, shpifësa e të korruptuar’.
Nëse jemi sipas deklarimit të saj, e dinë vendin ku e kanë me i dërgu faktet për hajni. Këtu kur po paraqiten faktet nuk po iu pëlqejnë. S’po duan të ballafaqohen me fakte e ne se kush po shahet e kush po fyhet më shumë nuk jemi. Prandaj, deklaroj se ne e lëshojmë këtë seancë dhe nuk kemi asnjë arsye me vazhdu”, u shpreh Kusari-Lila. /Telegrafi/
“A jeni në vete, po rren Mimoza”, përplasje mes Gashit dhe Kusari-Lilës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është përplasur verbalisht me Shefin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit të enjten.
Përplasja nisi pasi Gashi tha se kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur nga LDK-ja lidhur me kontratat njëburimore të dhëna nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
“E para në këtë listë është Korporata Energjetike e Kosovës. Pastaj vjen Ministria e Punëve të Brendshme dhe me radhë ministritë e tjera. Ne sot këtu po flasim për sistemin që e keni ndërtu ju. Sistemi juaj qeverisës është paaftësi duke ndarë vetëm skema sociale dhe korrupsion masiv pasi i keni kapur krejt institucionet me 1 mijë e 805 kontrata njëburimore ku i keni thirr dostat e juaj e ju keni dhënë me miliona euro”, u shpreh ai.
E më pas fjalën e mori Kusa-Lila, e cila e pyeti Gashin dhe grupet parlamentare të LDK-së, PDK-së e AAK-së se “a lexoni ju para se me nënshkru kërkesë për seancë?”.
“Nëse e keni lexu po ju rikujtoj që që përveç se e keni bërë një deklarim të përgjithshëm për kontratat njëburimore, ekskluzivisht keni shënuar: Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në vitin 2022 kishte kërkuar nga Zyra e Kombëtare e Auditimit që të bëjë auditim të performacës për kontratat njëburimore të nënshkruara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë vitit 2021, raport ky që ZKA e ka përfunduar në vitin 2023 ndërsa komisioni pavarësisht disa përpjekjeve nuk ka arritur që ta ftojë në raportim ministrin Liburn Aliu.
Ju për një raport të vitit 2021, në vitin 2024 e ftoni seancën e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime dhe thirreni në raport në të cilin shumë qartë ZKA ka nxjerr gjetjet për mangësitë në projektet e nënshkruara gjatë qeverisjes së PAN-it. A jeni në vete?”, theksoi ajo.
Gashi e kërkoi sërish fjalën nga kryesuesja e Kuvendit, por e njëjta nuk ia mundësoi duke thënë se “nuk mund të ketë sërish replikë për procedurë”.
“E kemi kohën për replika. U sqarua procedura. Mundesh me u kyç në pjesën e replikave”, tha Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit.
E Gashi ndërhyu sërish duke thënë se “po rren Mimoza, po thotë të pavërteta”. /Telegrafi/
Aliu, opozitës: Tërhiqeni këtë seancë e ftoni një tjetër, vijmë si formacion qeveritar sepse shpartallimi do të ishte më i mirë
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është përplasur me partitë opozitare për kontratat njëburimore.
Aliu u tha deputetëve të opozitës që “kam kënaqësinë që ju drejtohem edhe pse nuk po e di pse më keni thirr. Krejt çka u fol deri tash këtu nuk ka të bëjë me mua”.
Ministri shoti se në dy shtylla është arsyetua thirrja e kësaj seance për kontratat njëburimore për vitin 2021 në bazë të raportit të auditimit dhe për vitin 2023 në bazë të raportit të Komisionit Evropian.
“Në raportin e Komisionit Evropian thuhet 78 milionë për krejt qeverinë, në këtë 78 milionësh u përmend KEK-u me 69 milionë, kujt po i drejtoheni mua, nuk di çfarë t’ju them unë. Pse ma drejtoni seancën mu, kur për vitin 2023 unë i kam ma pak se 1 milionë euro”, tha Aliu.
Lajmi i plotë KËTU.
Pasi nga LVV-ja thanë se kontratat burimore janë të lejuara me ligj, Tahiri: Vetëm nëse rrezikohet siguria kombëtare ose ka urgjencë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se e mbështesin thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit nga ana e LDK-së “për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”.
Tahiri i reagoi deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arta Bajralija, e cila tha se kontratat njëburimore janë të parapara në Ligjin për Prokurorimin Publik, i cili është miratuar në vitin 2011.
Në seancën e Kuvendit të enjten, ai tha se kontratat njëburimore edhe pse janë të lejuara me ligj, “ato në secilin vlerësim publik tregojnë se janë mjeti më i mirë potencialisht për dëmtimin e konkurrencës së lirë, për korrupsion dhe favorizim nga sektori publik për sektorin privat, pra nga organi kontraktues për tenderat që i marrin institucionet private”.
“Pse është problem kontraktimi njëburimor? Po e them edhe njëherë, për shkak se është lidhja e shkurtë mes nivelit politik dhe organit kontraktues me një operator privat. Për me shku në një lidhje të shkurtër ka logjikë nëse rrezikohet siguria kombëtare, nëse ka një emergjencë. Por, nuk ka logjikë nëse ne raportimin që e kemi tregon se janë 781 kontrata që përfshinë edhe aneks-kontratat, në kontraktim njëburimor”, theksoi Tahiri.
PDK kërkon hetim parlamentar: 220 kontrata njëburimore në vlerë 153 milionë euro u nënshkruan nga shtatë institucione
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se ka arsye të mjaftueshme që Kuvendi i Kosovës të themelojë një komision hetimor parlamentar për kontratat njëburimore.
Ai ka thënë se janë rreth 220 kontrata njëburimore në vlerë 153 milionë euro që janë nënshkruar në vitet 2022-2023.
“Ato që kanë qenë problematike gjatë Qeverisë Kurti janë dy lloj kontratash që janë burim korrupsioni. Kur flasim për kontratat sekret ne nuk dimë çka ka ndodhur, nuk e dimë as vlerën e tyre as llojin e produkteve këtu përfshihen edhe vaksinat anti-covid. Nëse i shohim kontratat një burimore nga një hulumtim i Partisë Demokratike që është bërë në 7 institucione del që vlera totale për 2022 e 2023 është 153 milionë. Në total për dy vjet kapin shumë 153 milionë 220 kontrata”, tha Tahiri.
Ai shtoi Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar 87 kontrata në vlerë rreth 102 milionë euro, pa e përfshirë vitin 2021. Madje Tahiri KEK-un e quajti Korporata Kriminale e Kosovës.
“MKRS , nuk e di ka kanë dalë këto 36 kontrata njëburimore në vlerë 2.4 milionë euro. MSH pa i përfshirë vaksinat, i kemi 4 milionë euro për kontrata ku janë 6 kontrata në vitin 2022-2023.Pastaj e kemi MASHTI- ku janë 19 milionë euro në 30 kontrata. E kemi Ministrinë e Punëve të Brendshme që i ka 21 milionë e 495 mijë e 694 euro, 20 kontrata. Ministrinë e Industrisë me 5 kontrata në vlerë 138 mijë euro, dhe Ministria e Infrastrukturës – 32 kontrata 4.3 milionë euro në këto dy vite”, tha Tahiri. /Telgerafi/
Bajralija i drejtohet Bajramit: Nuk e kuptoj opozitë-bërjen tuaj, më mirë të mbahej seancë për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arta Bajralija, tha se nuk e kupton thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit nga ana e LDK-së “për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”.
Në seancën e Kuvendit të enjten, Bajralija duke iu drejtuar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, u shpreh se më mirë do të ishte që të mbahej seancë e rregullt për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Se kuptoj se ku është relevanca e kësaj seance dhe e opozitë-bërjes tuaj. Në vend se të kemi seancë të rregullt ku i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare që po presim mbi një vit për t’u votuar, ligjin dhe çështjet e tjera, ju e keni hallin te kauzat false që po mundoheni t’i ndërtoni e që për fat të mirë nuk po ju funksionojnë”, deklaroi deputetja e LVV-së.
Ajo tutje tha se kontratat njëburimore janë të parapara në Ligjin për Prokurorimin Publik, i cili është miratuar në vitin 2011.
“Në këtë ligj parashihen mënyrat dhe procedurat se kur një institucion mund t’i përdorë këto procedura për të lidhur një marrëveshje dhe jemi duke folur për një ligj që është miratuar në vitin 2011. Për çdo vit, nga secili institucion, komunë e ndërmarrje publike janë përdorur këto procedura”, u shpreh Bajralija.
Bajrami: Qeveria Kurti nënshkroi mbi 1 mijë e 800 kontrata njëburimore në vlerë 240 milionë euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami si inicuese e seancës së sotme të jashtëzakonshme për kontratat njëburimore, ka thënë se këto kontrata janë burim i korrupsionit.
“Grupi Parlamentar i LDK i mbështetur edhe nga grupet tjera parlamentare ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara nga Qeveria Kurti”, tha Bajrami.
Ajo shtoi se sipas komisionit rregullativ të prokurimit gjatë këtij mandati qeverisës janë nënshkruar mbi 1800 kontrata njëburimore në vlerë mbi 240 milionë euro.
“1/3 e buxhetit të shtetit, taksave dhe tatimeve që ju paguani shpenzohen përmes prokurimit publik, shpenzime që janë në rritje. Këto kontrata janë burim i korrupsionit”, tha deputetja Bajrami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtu104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë