LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 8° partlycloudy_day

Kontratat kolektive përplasin pozitën e opozitën në Shtime

Kontratat kolektive përplasin pozitën e opozitën në Shtime

Prej vitesh pozita e opozita në Shtime po vazhdojnë ta akuzojnë njëra tjetrën për keqpërdorim dhe keqmenaxhim të parasë publike. Së fundi opozita PDK-ja në këtë komunë e ka akuzuar kryetarin Qemajl Aliun me arsyetim se në mbledhjen e fundit të Kuvendit ka bërë shpifje lidhur me borxhet e trashëguara të ish qeverisjes së kaluar që kanë të bëjnë me kontratat kolektive në arsim, shëndetësi, administratë etj.  Aliu në këtë mbledhje pati thënë se ish qeverisja e PDK-së e ka zhytur komunën në 8 milion euro borxhe të cilat po obligohet t’i shlyen përmes përmbaruesit për kontratat kolektive.

Por, sipas PDK-së, në vitin 2021 është nënshkruar dokumenti nga vetë kryetari i kësaj komune Qemajl Aliu se auditori i brendshëm e pasqyron gjendjen materiale në pasqyrat financiare e, të cilat nuk kanë pasur ndonjë efekt negativ.


Rrahman Jakupi, kryetar i PDK-së në Shtime nëpërmjet një reagimi tregon se në mbledhjen e fundit të Kuvendit pushteti nuk ua kishte dhënë fjalën opozitës për të treguar se gjatë qeverisjes së tyre nuk e kanë zhytur në borxhe këtë komunën.

“Meqë ne nuk e kishim rastin të flasim në mbledhjen e fundit të kuvendit pasi që ne e liruam sallën shkaku që nuk u është dhënë fjala anëtarëve të kuvendit për ta demantuar kryetarin e komunës lidhur me këtë çështje, ajo që e ka thënë kryetari i Komunës është një gënjeshtër apo një shpifje për të cilën ne do të iniciojmë procedurë. Pra ne sqarojmë edhe një herë se gjatë qeverisjes sonë nuk ekziston asnjë borxh që PDK-ja mund të ketë lënë në të kaluarën dhe për ta vërtetuar këtë ekziston dokumenti i nënshkruar nga vetë kryetari i Komunës i cili tregon se nuk ka pasur ndonjë ankesë në proces i cili mund të ketë pasur efekt material në pasqyrat financiare. Pra edhe vetë auditori e demanton kryetarin e Komunës së Shtimes në vitin 2021”, ka kritikuar Jakupi.

Jakupi bën me dije se Kryetari Qemajl Aliu po e përdor akuzën ndaj ish qeverisjes së kaluar me qëllim të vetëmbrojtjes për shkeljet ligjore të cilat po i bën gjatë qeverisjes lokale.

“Të gjitha pasojat tjera financiare që prezantohen në raportet e auditorit janë pasoja të keqmenaxhimit  aktual të vetë kryetarit të komunës së Shtimes”, ka thënë Jakupi.

E, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, ka thënë se deri në ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje për ta qeverisur Shtimen, nuk janë paguar faturat e kontratës kolektive dhe punonjësit nuk kanë pasur guxim të iniciojnë as padi ndaj komunës shkaku i kërcënimeve.

“Në një përllogaritje që e kemi bërë ne duhet t’i paguajmë 8 milion euro borxhe nga qeverisja e kaluar përmes përmbaruesve që po na vijnë çdo ditë. Në vitin e kaluar i kemi paguar mbi një milion euro, këtë vit deri më tash kur po flasim kemi paguar 850 mijë euro dhe me këtë trend deri në fund të vitit mund të shkoi fatura deri një milion e 500 mijë euro”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Amerika
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë

Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë

Magazina
Kalo në kategori