LAJMI I FUNDIT:

Kontratat e paligjshme në prokurimin publik

Kontratat e paligjshme në prokurimin publik
Ilustrim

Ligji i Prokurimit Publik (LPP) kërkon që një ofertues – para se të shpërblehet me kontratë – t’i plotësojë disa kushte, e, ndër to, edhe të ashtuquajturat kërkesat e përshtatshmërisë. Kërkesat e tilla janë të ndara në tri kategori dhe gjenden në çdo dosje të tenderit.

Në kërkesat e kategorisë së parë, kompania duhet të dëshmojë se nuk ka ndihmuar në hartimin e dosjes së tenderit dhe se nuk ka konflikt interesi. Në kategorinë e dytë kërkohet të dëshmohet se kompania, apo ndonjë drejtues, menaxher, ose gjatë dhjetë viteve të kaluara, nuk është shpallur fajtor nga gjykata për kryerjen e ndonjë vepre penale – përfshirë këtu edhe aferat korruptive, shpëlarjen e parave etj. Lista e veprimeve inkriminuese, që përfshihen në kategorinë e dytë, precizohen në nenin 130 të LPP-së. Ndërkaq, përmes kërkesave në kategorinë e tretë kërkohet të dëshmohet se kompania nuk ka qenë në falimentim ose insolvente gjatë dy viteve të kaluara.

Të gjitha kategoritë më lartë janë pjesë e nenit 65 të LPP-së dhe janë shumë të detajuara si kërkesa. Kompania e rekomanduar për dhënie të kontratës, para se ta nënshkruajë kontratën, duhet të dorëzojë një vërtetim (certifikatë) nga gjykata kompetente, për të dëshmuar se i plotëson të gjitha kërkesat e përshtatshmërisë. Në këtë aspekt, Demokraci Plus, gjatë analizimit të qindra tenderëve, ka hasur në një problem madhor ku përmes moszbatimit të disa dispozitave ligjore, kompanitë po arrijnë të fitojnë tenderë të shumtë. Gjykata Themelore e Prishtinës – Departamenti për Çështje Ekonomike – ka kompetencë ekskluzive për të lëshuar certifikata të tilla në pajtim me nenin 65 të LPP-së, por praktika tregon se këto certifikata po lëshohen edhe për kompanitë që kanë rënë ndesh me ligjin, duke u mundësuar të njëjtave që të ofertojnë. Certifikatat që lëshohen nga ky departament tregojnë vetëm nëse kompania nuk është shpallur ka qenë apo jo e falimentuar ose insolvente gjatë dy viteve të kaluara dhe nëse ndaj të njëjtës nuk është iniciuar procedura e falimentimit, përkatësisht e likuidimit. Pra, certifikata e lëshuar nga gjykata nuk tregon se kompania apo ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të kaluara, ka qenë i dënuar për veprat penale të përmendura më lartë.

Por, pse Gjykata lëshon certifikatë të tillë, kur LPP kërkon që ajo të përmbajë të gjitha kërkesat nga neni 65?

Në certifikatën që lëshon gjykata thuhet se kërkesa është bërë nga vetë pala. Mirëpo, pyetja është se Gjykata a duhet t’i shkojë për shtati kërkesës së palës apo kërkesave që i kërkon LPP?

Pala mund të bëjë çfarëdo lloj kërkese, por Gjykata duhet të lëshojë certifikatën në përputhje me kërkesat e LPP-së. Pasojë e një shembulli të tillë është edhe një kompani, pronari i së cilës ka qenë i dënuar, por kjo gjë nuk e ka penguar që të fitojë kontratë milionëshe për projektin e bashkimit të qytetit në Ferizaj.

Gjatë katër vjetëve monitorim, të prokurimit publik në Kosovë, D+ ka evidentuar shtatë kompani të cilat janë shpallur si të papërshtatshme pasi gjatë dhjetë viteve të kaluara janë gjetur së kanë bërë shkelje të rëndë profesionale. Kjo është vërtetuar edhe përmes vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Por, këto kompani vazhdojnë të marrin pjesë në tenderë dhe mbi të gjitha të fitojnë kontrata. Pse ndodh kjo? A ka gjykata pjesë të fajit duke lëshuar certifikata gjysmake?

Gjithsesi, përgjegjësinë më të madhe për këtë problem e bartin autoritetet kontraktuese të cilat shkelin LPP-në dhe kriteret e përcaktuara në dosje të tenderit. Ligji thotë se autoriteti kontraktues do ta diskualifikojë nga tenderi çdo kompani e cila nuk dorëzon certifikatë e cila përmbush kërkesat e përshtatshmërisë nga neni 65 i LPP-së. Meqë autoritetet kontraktuese po pranojnë çdo ditë certifikata të tilla gjysmake, kjo nënkupton se të gjitha kontratat e nënshkruara janë të paligjshme. Autoritetet kontraktuese nuk duhet ta pranojnë llojin e certifikatës që aktualisht po lëshon gjykata dhe në këtë drejtim, kompanive duhet t’u jepet afat shtesë për ta sjellë certifikatën e cila i mbulon të gjitha kërkesat nga ky nen.

Një prej mundësive për ta zgjidhur problemin është lëshimi i certifikatës për pronarin, drejtuesin e kompanisë dhe menaxherin/et, e kjo të bëhet veç e veç, ku do të përfshihej historiku i secilit prej tyre. Një gjë e tillë mund të bëhet akoma më lehtë nëse funksionon mirë sistemi i shkëmbimit të informacionit ndërmjet gjykatës dhe Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë.

(Për organizatën Demokraci Plus mund të gjeni më shumë informata në www.dplus.org ose në Facebook në @democracyplus)

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori