Kontraktohen mbi një mijë rinovime të shtëpive me masa të efiçiencës së energjisë

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nga ShBA, kanë kontraktuar mbi 1000 rinovime të shtëpive me masa të efiçiencës së energjisë. Kjo u tha se do të zvogëlojë kërkesën dhe do të nxisë kursimin e energjisë në sektorin e amvisërisë.
Kjo u bë e ditur në konferencën e donatorëve për efiçiencën e energjisë gjatë të martës, organizuar nga MFK dhe MCC.
Pjesë e kësaj konference ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se ky investim po ndodh në kohën e duhur, marrë parasysh krizën energjetike.
“Këto investime dhe ky diskutim vjen në një kohë të duhur për vendin për shumë arsye. E para kur tërë Evropa dhe jo vetëm po kalon në një krizë të paprecedentë të energjisë, e cila pritet vetëm të përkeqësohet me rastin e luftës në Ukrainë. Ne jemi të detyruar të ballafaqohemi me këtë krizë më një sektor të energjisë të brishtë që e kemi trashëguar për shkak të mungesës së investimeve gjeneruese në 40 vjetët e fundit, politikat e gabueshme dhe strukturave tarifore që nuk e kanë nxitur efiçiencës dhe as kursimin e energjisë dhe investimet e kufizuar në efiçienca dhe atë vetëm në sektorin publik. E dyta, jemi në një kohë kur sektorit të energjisë në Kosovë po i japim drejtim të ri dhe të duhur për të ardhmen. Një drejtim që ka qendër ngritjen e efiçiencës së energjisë dhe rritjen e burimeve të ripërtritshme në vend… Programi juaj është programi i parë në Kosovë që ka në fokus sektorin privat, respektivisht amvisërinë. Sektor ky që vlerësohet si konsumuesi më i madh i energjisë dhe në të njëjtën kohë sektori me potencialin më të madh për ngritje të eficiencës së energjisë”, tha ajo.
Ndërsa, zëvendëspresidentja e departamentit të politikave dhe vlerësimit në MCC, Alicia Phillips Mandaville, tha se investimi në efiçiencë të energjisë në sektorin e amvisërive, ndihmon në kursimin e energjisë elektrike.
“Kur arrita u befasova sa ka konsum të energjisë nga amvisëritë dhe kjo është një gjë e mirë kur mendojmë për përmirësimet në energjinë efiçente në afat të shkurtër, për objektet e banimit dhe shtëpitë. Këto janë ato gjëra që mund të bëhen brenda afatit të shkurtër që mund të përfitojnë të gjithë, përfshirë edhe mjedisin. Nëse i bëni këto në kontekst të krizës së energjisë ajo ndihmon për kursimin e energjisë. Koha është e jashtëzakonshme që të bëhemi bashkë dhe të flasim se çka kemi mësuar gjatë kësaj pune”, theksoi ajo.
Nga ana tjetër, drejtori i energjisë në MFK, Burim Hashani, paraqiti objektivat e këtij projekti, i cili tha se do të përfundojë deri në shtator të këtij viti.
“Objektivat e përgjithshme janë për zvogëlimin e hendekut për kërkesë të energji. Po përpiqemi të ndërgjegjësojmë konsumatorët për energjinë efiçiente, duke ofruar asistencë teknike dhe grade për amvisëritë kosovare”, tha ai.
Pjesë e kësaj konference ishte edhe nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në mes MFK-së dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), përmes së cilës pritet të fuqizohet bashkëpunimi në lidhje me transferimin e njohurive dhe mekanizmave lidhur me implementimin e masave të efiçiencës së energjisë në sektorin residencial në Kosovë./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës