Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.H., nga komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe ”Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit tetor – nëntor 2021 në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, i dyshuari F.H., është marrë me kontrabandimin e migrantëve, shtetas të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkimit Evropian, pa i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrje të ligjshme për në këto shtete, me këtë do të kryente veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit tetor – nëntor 2021 në Ferizaj, duke i fshehur faktet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e ka vënë në lajthim të dëmtuarën N.L., duke i premtuar se do ti siguroj tri viza shengen për të i’a mundësuar hyrjen në shtetin e Zvicrës, në atë mënyrë që ka siguruar tri viza në ambasadën e Rumanisë në Shkup për bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e saj, për të cilin shërbim ka marrë tre mijë e pesëqind (3500) euro edhe pse e ka ditur se Rumania nuk është pjesë e zonës shengen, me këtë do të kryente veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
I pandehuri që nga data 10 Shtator 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze