Rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut kontestohen nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare derisa për partitë në pushtet, pas 20 vjetësh ky shtet ka realizuar regjistrimin më të besuar dhe të saktë të popullsisë.
Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën, në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 1.8 milion banorë apo rreth 10 për qind më pak se në regjistrimin e vitit 2002.
Shqiptarët përbëjnë 24.3 për qind të popullsisë rezidente, apo rreth 1 për qind më pak se në regjistrimin e fundit kur ishin 25.17 për qind. Maqedonas në shtet jetojnë rreth 58 për qind apo 6 për qind më pak se në regjistrimin e fundit.
Rezultatet e Entit të Statistikave tregojnë se Maqedonia e Veriut ka një ulje të popullsisë prej 185 mijë banorësh në krahasim me regjistrimin e vitit 2002. Në 207 vendbanime nuk kanë tashmë banorë. Ndërsa, nga qytetet e mëdha Gostivari ka shënuar ulje të numrit të popullsisë për mbi 20 mijë banorë, ndërsa Kërçova për rreth 17 mijë. Sa i përket Shkupi, këtu është regjistruar rritje e numrit të shqiptarëve nga 20.4 në 22.8 për qind.
“Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, i realizuar nga 5 deri 30 shtator të vitit të kaluar, është kryer me sukses dhe ofron informacione përkatëse për gjendjen reale të popullatës dhe mundëson krijimin e politikave me interes për qytetarët dhe bizneset. Të dhënat e regjistrimit janë të besueshme, të vlefshme dhe të dobishme për planifikimin e politikave shtetërore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë maqedonase.
Por, opozita, si ajo maqedonase, ashtu edhe ajo shqiptare, kontestojnë rezultatet e regjistrimit.
OBRM-PDUKM-ja vlerëson se ky operacion statistikor nuk është i kompletuar pasi mbi 130 mijë banorë që janë përfshirë në regjistrim, nuk e kanë deklaruar përkatësinë e tyre etnike. Kjo, parti ka thënë se pas ndërrimit të pushtetit do të organizojë një regjistrim të ri elektronik të popullsisë.
“Këtë regjistrim pushteti tenton që ta prezantojë si të suksesshëm, por largimi i popullatës dëshmon se ai ka dështuar. Numri prej 7.2 i popullatës së regjistruar, por që nuk i dihet përkatësia etnike flet qartë se ky regjistrim nuk është i kompletuar. Institucionet kishin mundësi që të sigurojnë të dhëna mbi përkatësinë etnike të këtyre personave, por këtë nuk e bënë dhe përgjegjësia për këtë dështim i takon pushtetit”, ka deklaruar Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM-së.
Edhe partia “E Majta” nuk i njeh rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ndërsa akuzoi partitë në pushtet se kanë punuar në dëm të interesave kombëtare maqedonas.
Aleanca për Shqiptarët që është në opozitë thotë se regjistrimi nuk është i besueshëm. Edhe kjo parti ka dilema për 130 mijë qytetarët që nuk e kanë deklaruar përkatësinë etnike, ndërsa nuk beson as në numrin e të regjistruarve në diasporë, që sipas opozitës shqiptare nuk korrespondon me realitetin.
“Nuk mund të konsiderohet i suksesshëm një regjistrim kur rreth 8.5 për qind të popullatës së përgjithshme dhe asaj rezidente nuk i dihet përkatësia kombëtare. Jo i besueshëm është edhe numri prej 12 për qind i popullatës në mërgatë kur dihet fakti se shumë organizata ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Eurostat-i në vazhdimësi kanë thënë se gati 30 për qind të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e kanë braktisur vendin në dekadat e fundit”, ka deklaruar Halil Sponçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët.
Ndërkohë, reagime ka pasur edhe nga Bullgaria lidhur me 3,504 bullgarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, bazuar në rezultatet e regjistrimit.
“Kam pritur gjithçka nga ky regjistrim. Jemi dëshmitarë të një falsifikimi brutal, edhe atë në vitin 2022 nga një shtet që pretendon të jetë anëtar i BE-së. Nuk mund të paramendoj një gjë të tillë kur kemi parasysh se të gjithë, si qytetarë të këtij shteti, synojmë sa më parë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Petar Kolev, përfaqësues i bullgarëve të Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Lidhjes Demokratike Qytetare.
Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, ka deklaruar të enjten për mediat në Sofje se bullgarët nuk ishin të përfshirë në një grafë të posaçme, andaj edhe numri i tyre është i vogël. Ai tha se gjendja do të ndryshohet pasi bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
Por, Slavi Trifunov i partisë “Ka një popull të tillë”, që është pjesë e Qeverisë bullgare, ka kërcënuar me bllokimin e integrimit evropian.
“Maqedonia e Veriut do të mbetet pjesë e Ballkanit Perëndimor nëse nuk iu mundëson qytetarëve që jetojnë në këtë vend, që lirshëm të shprehin identitetin e tyre kombëtar”, ka deklaruar Trifonov.
Ai në një reagim të publikuar në rrjetet sociale tha se është e absurde të mendohet se kaq bullgarë jetojnë në Maqedoninë e Veriut, kur, sipas tij, vetëm në dy vitet e fundit, 16.692 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë pasaporta bullgare.
Bullgaria beson se mbi 100 mijë shtetas të Maqedonisë kanë pasaporta bullgare./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës