Valmir Berisha e kishte nisur karrierën në mënyrë të bujshme kur me 17 vjeçarët e Suedisë.

Ai në Kampionatin Botëror 2013 për U-17, ishte shpallur top shënues me shtatë gola.


Kjo kishte bërë që ta marr nofkën “Ibrahimovici i ri”, ndërsa Roma kishte nënshkruar me të që në moshë të re.

valmir fifa 1

Pas që atëherë huazime dhe dështime për sulmuesin. Luajti për Panathinaikos, Cambuur, Aalesund, Fjölnir dhe në fund Velez Mostar. Klubi i Velezit në pajtim me të e shkëputi kontratën, gjashtë muaj para se të mbyllje.

Ai tani ka nënshkruar deri në verën e vitit 2021 me klubin rumun, Chindia Targoviste.

Ky klub e mban vendin e 14-të në renditje dhe po lufton për mbijetesë. /Telegrafi/

telegrafi sport app