LAJMI I FUNDIT:

Konkursi për punë në Los Angeles që nxiti një lumë reagimesh dhe komente negative, nga kandidatët kërkohen të mos qajnë

Konkursi për punë në Los Angeles që nxiti një lumë reagimesh dhe komente negative, nga kandidatët kërkohen të mos qajnë

Një konkurs për vend të lirë pune që e ka publikuar një kafiteri në Los Angeles, ka nxitur një lumë komentesh dhe reagime negative në Twitter, pasi që kanë shkruar se kërkojnë punonjës i cili para kualifikimeve tjera, “nuk do të qajë”.

Kompania që është në kërkim të një punonjësi të mirë, shpesh bëjnë të pamundurën që oferta e tyre për punë të tingëllojë si premtuese dhe e parezistueshme, transmeton Telegrafi.


Për këtë në konkurs shpesh përfshijnë të gjitha detajet e nevojshme, për t’ua bërë me dije kandidatëve potencialë se me çfarë vendi të punës ballafaqohen, dhe çfarë i ofrohet në këmbim punonjësit për shërbimet e tyre. Për këtë arsye, njerëzit janë mësuar të shohin oferta të mira për punë.

Megjithatë, oferta për punë që u shfaq në kafiterinë Kreation Organic Juicery në Los Angeles, dallon nga ajo që jemi mësuar të shohim.

Ata publikuan konkursin duke i bërë thirrje atyre që kërkojnë punë që ta provojnë fatin në kompaninë e tyre – duke theksuar se “akoma janë në kërkim të personi të veçantë që punon shumë, nuk vonohet kurrë, nuk gjen arsyetime”.

Në fillim mund të tingëllojë si kërkesë për çdo vend të punës që e kërkon nga çdo punonjës.

Megjithatë në listën e kritere nga kandidatët kërkohej të mos qanin, dhe të mos bëjnë marrëzira dhe gjithmonë t’i presin klientët me “buzëqeshje”.

Kjo ofertë për punë nxiti një lumë komentesh dhe reagime negative, ku shumë përdorues të Twitter thonë se pas këtyre kërkesave “fshihet flamuri i kuq”.

Ata konsiderojnë që kërkesa për të mos “qarë” do të thotë se punëtori duhet të duroj “gjithçka”, sikurse edhe ndërrimi i orarit që përmendet dhe të jetë i qasshëm 24/7. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Gjinjtë më të mëdhenj në botë peshojnë 18 kilogramë!

Gjinjtë më të mëdhenj në botë peshojnë 18 kilogramë!

Fun
Shtëpia milionëshe me arkitekturë helene në Gjakovë (Video)

Shtëpia milionëshe me arkitekturë helene në Gjakovë (Video)

Interesante
Një 'njeri-ujk' bredh pyjeve të Gjermanisë

Një 'njeri-ujk' bredh pyjeve të Gjermanisë

Interesante
Kalo në kategori