LAJMI I FUNDIT:

Konkursi për profesionistë shëndetësorë, përparësi kanë ata që punuan vullnetarë në kohë të pandemisë

Konkursi për profesionistë shëndetësorë, përparësi kanë ata që punuan vullnetarë në kohë të pandemisë

Për shkak të pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë para disa ditësh ka hapur një konkurs ku kërkohen profesionistë shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar 100 mjekë specialist, 62 infermierë, 20 inspektor sanitar, 4 specialistë të mikrobiologjisë, 8 laborant dhe 6 pozita janë të hapura për staf teknik dhe mbështetës, transmeton Telegrafi.

E për disa nga pozitat e lartpërmendura, kandidatë të cilët kanë punuar si vullnetar në kohën e pandemisë do të kenë përparësi.


Kjo vlen për pozitën e mjekëve specialistë, infermierëve dhe laborantëve.

“Të jetë i vetë-motivuar, i përshtatshëm në ekip, dhe i organizuar mirë; Aftësi për përkushtim ne detaje si dhe aftësi për të përmbushur afatet strikte; Aftësi për të përcaktuar përparësitë në detyra të shumta dhe ne projekte komplekse; Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur; Kandidatët me gradën më të lartë në shëndetësi, dhe përvojën më të gjatë nga koha e licencimit do të kenë përparësi; Në kushte të barabarta, kandidatët të cilët kanë punuar si vullnetar në kohën e pandemisë do të kenë përparësi”, thuhet në mesin e aftësive dhe atributeve që kërkohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Konkursi për këto pozita ishte hapur me datën 16 qershor, ndërsa është mbyllur më 22 qershor.

Konkursin e plotë mund ta gjeni KËTU:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se afati i kontratës është me kohë të caktuar, 3 muaj, me mundësi vazhdimi.

Ndryshe, deri tani në vendin tonë me coronavirus janë prekur 2 mijë e 268 persona, 1 mijë e 108 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 38 raste të vdekjes të cilët kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse pasi që virusi është ende aktiv./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori