LAJMI I FUNDIT:

Konjufca u drejtohet deputetëve të LVV-së: A i keni numrat a jo, për një sekondë ju çoj në shtëpi

Konjufca u drejtohet deputetëve të LVV-së: A i keni numrat a jo, për një sekondë ju çoj në shtëpi
Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është treguar i ashpër me deputetët e mazhorancë, për shkak të mungesës së kuorumit për votimin e disa projektligjeve.

Konjufca me një nënqeshje u tha deputetëve të mazhorancës se “për një sekondë ju çoj në shtëpi”

“Vetëm mazhoranca po voton dhe i ka vetëm 60 deputetë që po votojnë, kështu që ju kisha lut mazhorances tregoni ma shpejtë a i keni numrat a jo, se unë e di çka boj, për një sekondë iu çoj në shtëpi”, ka thënë ai duke qeshur.


Legjislativi dritën e gjelbër ia dha Projektligjit për parqet industriale dhe teknologjike, derisa nuk pati kuorum për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme.

Për këtë të fundit deputetët opozitarë kërkuan që të rikthehet sërish për shqyrtim në qeveri.

Gjatë seancës së sotme nuk kaloi as mocioni i pushtetit për të futur në rend dite rekomandimin e Komisionit për Legjislacion për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Kuvendi është duke vazhduar me punimet dhe pikat e ndryshme të rendit të ditës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori