LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: PSD asistente e Qeverisë

Konjufca: PSD asistente e Qeverisë

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme e cila mund të jetë paralajmërim i plotësimit të Qeverisë në ditët e ardhshme.

Konjufca pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, ka thënë  ngutia është vetëm kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë.

Ai tha se PSD po bëhet asistente e Qeverisë, duke ia mundësuar që mos të rrëzohet.


Kunjufca i ka kërkuar falje votuesve të VV-së që ka futur në listat e tyre njerëz të paqëndrueshëm politikisht dhe është e neveritshme çka po bën sepse është kthyer në patericë të presidentit Thaçi.

“E vetmja mënyrë qysh me votu dialogun është që PSD të hyjë në sqetull të Ramush Haradinajt”, shtoi ai.

“Në ditët e ardhshme keni me pa të shkruar në mënyrë të gjallë arsyen se pse këta njerëz kanë dalë nga VV. Këta njerëz nuk kishin pas as anderr këtë pazar që janë duke e bërë me Hashim Thacin. Kjo qenka arsyeja se pae ata kanë lëshuar LVV”, shtoi Konjufca.

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, i quajti “keqpërdorues” të votave deputetët e PSD-së, pasi që sipas tij ata kanë keqpërdorur votuesit e LVV-së për të arritur qëllimet e tyre.

“Pas gjysmë ore ju mund të shihni një seancë, një paralajmërim të qeverisë së Kosovës në ditët e ardhshme”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori