LAJMI I FUNDIT:

Konjufca për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Drejtësia të veprojë nëse ka fakte

Konjufca për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Drejtësia të veprojë nëse ka fakte

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke folur për arrestimin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka thënë se drejtësia duhet të veprojë nëse ka fakte.

Në këtë rast sipas tij, vërejtja e shumë njerëzve ka qenë që drejtësia duhet të veprojë në mënyrë joselektive.

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për drejtorin e KEK-ut, dyshohet për tri vepra penale
Lexo po ashtu Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për drejtorin e KEK-ut, dyshohet për tri vepra penale

“Për çka do që ka fakte dhe argumente drejtësia, unë mendoj se duhet të veprojë. Nuk kam koment tjetër. Vërejtja e njerëzve është që duhet të veprojë në mënyrë joselektive. Duhet të veprojë për të gjithë. Vërejtje ka pasur nga shumë kritikë të këtyre veprimeve”, është shprehur Konjufca në një deklarim për media në hollin e Kuvendit.


Prokuroria Speciale ka njoftuar të enjten se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua një ditë më parë.

Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikt i interesit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori