LAJMI I FUNDIT:

Konjufca pas takimin me Cakajn: Kosova e Shqipëria kanë obligim të ndihmojnë njëra-tjetrën

Konjufca pas takimin me Cakajn: Kosova e Shqipëria kanë obligim të ndihmojnë njëra-tjetrën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë të mërkurës ka pritur për vizitë zyrtare ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajn.

Sipas një njoftimi, gjatë kësaj vizite, dy ministrat kanë biseduar për një sërë temash me karakter bilateral, me theks të veçantë temat që do të dominojnë agjendën e mbledhjes së përbashkët, të radhës, ndërmjet dy qeverive.

Ata vlerësuan arritjet e deritashme, por njëherësh u dakorduan se ekziston nevoja për konkretizim të bashkëpunimit dypalësh, duke shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja – bashkërendimin e resurseve për lobim (për njohje të reja të Kosovës), dhe atë mbi shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian.

“Kosova e Shqipëria, më shumë sesa të shkëmbejnë falënderime, kanë obligim të ndihmojnë njëra-tjetrën dhe të bëjnë gjithmonë më shumë në thellimin e raporteve vëllazërore”, tha ministri Konjufca, në konferencën e përbashkët për medie, pas takimit.

“Raportet tona nuk mundemi t’i përshkruajmë thjesht me fjalët – raporte të ngushta, miqësore, institucionale ose thjeshtë të shkëlqyeshme – sepse janë raporte përtej të gjitha këtyre fjalëve – janë vëllazërorë”, tha Konjufca.

Konjufca bëri të ditur se do të ketë koordinim maksimal për t’i diskutuar të gjitha përparësitë dhe ngecjet, në mbledhjen përbashkët të dy qeverive, të paralajmëruar të mbahet në Shkodër.

“Dua të theksoj se raportet tona ekonomike dhe tregtare duhet të përmirësohen. Qëkur është vendosur tarifa ndaj mallrave të Serbisë, shkëmbimet sa i përket Shqipërisë në drejtim të Kosovës janë rritur mbi 300 për qind, mirëpo kjo nuk ka ndodhur me shkëmbimet që shkojnë prej Kosovës drejt Shqipërisë. Kjo duhet përmirësuar! Natyrisht, edhe vetë raportet tona duhet ta pasqyrojnë interesin tonë të përbashkët”, tha shefi i diplomacisë kosovare.

Ministri kosovar theksoi po ashtu se kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria duhet të shfrytëzohet për rritjen e pranisë dhe avancimit të raporteve zyrtare të Kosovës me këtë mision, sepse sipas tij është e pakuptimtë që prezenca e Kosovës në OKB të jetë më substanciale sesa në OSBE. Ai vlerësoi iniciativën e homologut të tij në bashkimin e spektrit politik shqiptar në Luginën e Preshevës dhe përfshirjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar në vijat e rregullta buxhetore.

Kurse Cakaj, i cili gjatë vizitës në Prishtinë takoi edhe krerët e tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, e siguroi homologun e tij, se Shqipëria do të vijojë angazhimin në mbështetje të shtetit të Kosovës në procesin e avancimit të njohjeve dhe anëtarësimeve në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë e tyre të plotë për nxitjen e bashkëpunimit strategjik e gjithëpërfshirës në fushën e politikës së jashtme, me qëllim shfrytëzimin e plotë të mundësive dhe harmonizimin e objektivave strategjike të mbështetjes së Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori