LAJMI I FUNDIT:

Konjufca lëshon mbledhjen e Kryesisë: Po mohohet e drejta e opozitës për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

Konjufca lëshon mbledhjen e Kryesisë: Po mohohet e drejta e opozitës për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

Shefi i Grupit parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvend, pasi sipas tij, pozita dhe kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli po mohon të drejtën e deputetëve që me 40 nënshkrime të thërrasin mbajtjen e seancave të jashtëzakonshme.

Konjufca pasi lëshoi mbledhjen e Kryesisë tha se po bëhet përpjekje që të mohohet një e drejtë e opozitës dhe deputetëve për thirrjen e seancave të jashtëzakonshme.


“Kjo është shkelje e demokracisë dhe përpjekje për t’ia marrë opozitës të drejtën që me 40 nënshkrime të thërret seancë të jashtëzakonshme”, tha Konjufca, duke shtuar se seanca duhet të thirret kur kërkojnë deputetët e jo pushteti e kryetari i Kuvendit.

“Po duan me ja marrë opozitës instrumentin më të rëndësishëm për thirrjen e seancave të jashtëzakonshme”, tha ai, raporton Telegrafi.

Konjufca tha se mbajtja e seancave të jashtëzakonshme nuk guxon të bëhet duke u mbështetur në vota të Kryesisë, por në nënshkrimet e deputetëve.

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se nuk e përjashtojnë mundësinë që këtë çështje ta dërgojnë edhe në Gjykatë Kushtetuese dhe se Veseli sipas tij ka shkelur Rregulloren e Kuvendit.

Ndryshe, Kryesia e kuvendit ka ndërprerë mbledhjen  pasi pozita dhe opozita nuk janë pajtuar për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, që u mbajt javën e kaluar por që u ndërpre në mungesë të pranisë së pozitës në Kuvend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori