Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ndodhet në një qorrsokak dhe pa rrugëdalje.
Këtë deklaratë Konjufca e tha sot pas mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit në sesionin vjeshtorë.
Ai tha se Kosova ka fakte që shteti i Serbisë e ka mbështetur sulmin terroristë në Banjskë, si nga ana logjistike po ashtu edhe ushtarake.
“Dialogu ndodhet tërësisht në një qorrsokak që s’po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku i ka kontribuuar Serbia me të gjitha veprimet e veta. Mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë në vitin 2011 e ka pas arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë.
Pasi me informatat që i posedon dhe Bashkësia Ndërkombëtare, përfshirë dhe informacionet e inteligjencës tregojnë qartë se ky grup i madh kriminal prej qindra personave e ka pas mbështetjen e drejtpërdrejtë prej shtetit të Serbisë. Atyre i është ofruar logjistika prej organeve shtetërore dhe poligonet ushtarake, për të ushtruar ata dhe me i marr armët. Kemi fakte që kanë shkëmbyer armë prej ushtrisë dhe këtij grupi terroristë”, tha ai.
Po ashtu Konjufca u shpreh se: “Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut të Brukselit, sa i përket dialogut i cili kishte filluar në vitin 2011”.
Tutje ai tha se tash i takon Bashkësisë ndërkombëtare të jetë më e përcaktuar se çka dëshiron, përcjellë Telegrafi.
“Nëse dëshiron palë të barabarta në dialog si dy shtete, nëse dëshiron dhe ende mendon që principi i Marrëveshjes së Ohrit me funksionu palët si shtete sovrane të Kombeve të Bashkuara ashtu siç shkruan në Marrëveshjen e Ohrit. Nëse Bashkësia Ndërkombëtare e ndan mendjen për me ec në këtë rrugë, Kosova është e gatshme.
Por nëse don me i mbyll sytë, e mos me reagu, kur Serbia i mbyll kufijtë me Kosovën me mbështetje të qartë prej shtetit, sepse lejen për mbylljen e kufijve e dha Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, bllokimi i fundit që e patëm, ai ndodhi prej shtetit të Serbisë. Shteti serbë i lejoi kriminelët që të bllokojnë kufijtë. Asnjë reagim nuk e pashë nga ana e Brukselit, as nga Bashkësia Ndërkombëtare. Pra, ne jemi të vetëdijshëm dhe kjo është e qartë që Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në raport me realiconet Kosovë – Serbi”, ka shtuar Konjufca.
Kryetari i Kuvendit tha se faktorët ndërkombëtarë kanë qenë shumë të rezervuar sa i përket ndarjes dhe shpalosjes së rezultatit të hetimeve në sulmin terroristë në Banjskë.
“Hetimet janë kryer. Por, këto janë informata të ndjeshme që të ndahen me opinionin publik. Në kuptimin gjeneral të këtyre informatave ne e dimë që faktorët ndërkombëtarë e din që mbështetja e shtetit serbë në sulmin e Banjskës është pa dilema. E dimë që faktorët ndërkombëtarë e kanë të saktë informatën për nivelin e përfshirjes sa i përket sulmit të 24 shtatorit. Ne presim veprime në përputhje me atë që ata e dinë. Çka po shohim ne është një diskrepancë me atë që ata e dinë. Për ne është e çuditshme dhe e padrejtë që ne jemi ende nën sanksione e Serbia vazhdon të jetë e pandëshkuar”, u shpreh Konjufca.
Konjufca foli edhe për Procesin e Berlinit, derisa theksoi se nuk pret përjashtim të Kosovës.
“Nëse ne diskriminohemi dhe ftohemi të marrim pjesë në bazë të pabarabarta me Serbinë, Kosova nuk e pranon. Shumë më mirë do të ishte që z. Sarrazain dhe ndërkombëtarët që vijnë në Kosovë shumë ma shumë ta kishin mendjen psh te mungesa e ndonjë sanksioni sa i përket Serbisë. Mua nuk më duket se Procesi i Berlinit mund të reduktohet në CEFTA. Procesi i Berlinit është shumë më i gjërë, nuk pres që Kosova të përjashtohet nga ky proces… Është një far mundësie e ledhatimit të Serbisë”, tha Konjufca.
Sa i përket kërkesave të shteteve të BE që të hiqen masat për qarkullimin e mallrave serbe, Konjufca ka thënë se ato janë vendosur si shkak i sigurisë dhe nuk ka ndonjë lëvizje për heqjen e tyre.
“Kanë të bëjnë me çështje të sigurisë. Sarrazin nuk ka pasur mirëkuptim për këtë që Kosova nga aspekti sigurisë i ka vendosur këtë masa dhe ka kërkuar që të hiqen. Ne jemi në koordinim me institucionet, ne mundohemi që ti trajtojmë këto që të kemi vizion të njëtë, kemi dallime. Ato masa do të mbeten ne fuqi”, u shpreh Konjufca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova