Delegacioni i kongresistëve amerikanë ka vazhduar të dielën ditën e dytë të vizitës në Kosovë. Ata janë takuar në mëngjes me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me të cilin kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për media.
Peter Roskam, udhëheqës i delegacionit, tha se ky është udhëtimi i parë i anëtarëve të Kongresit pas betimit muajin e kaluar dhe sipas tij kjo ndodhë sepse Kosova është një vend shumë i rëndësishëm.
“Ky është rasti i parë që anëtarët e Kongresit udhëtojnë jashtë SHBA-ve pas betimit të bërë muajin e kaluar. Kosova është ndalesa jonë e parë, kjo ndodh sepse ky vend është shumë i rëndësishëm. E gjithë bota i ka sytë kah Kosova dhe e gjithë bota po punon për Kosovën, në njëfarë forme. Ne padyshim se jemi, ne besojmë se një Kosovë stabile, ku janë të përfshira të gjitha palët qeverisëse, është ajo Kosovë që ne e dëshirojmë”, tha Roskam, raporton KP.
Ndërkaq, kongresisti David Price, tha se qëllimi i kësaj vizite është që të japin sinjalin se pavarësisht ndryshimeve në udhëheqësin e vendit të tyre, ata kanë një politikë dy-partiake në Ballkan, e në veçanti me Kosovën.
Ai tha se janë të përkushtuar që këtë politikë ta vazhdojnë.
“Vendi ynë është i kënaqur me atë që ka investuar për të ardhmen e këtij vendi dhe me atë që ju keni luftuar për të ardhmen tuaj. Kemi pasur telashe edhe brenda vet vendit tonë, por siç tha kolegu, kjo është vizita jonë e parë jashtë SHBA-ve pas tranzicionit që ka ndodhur. Një pjesë qëllimit të kësaj vizite është që të japim sinjalin se pavarësisht ndryshimeve në udhëheqësin e vendit tonë, ne kemi një politikë dy-partiake në Ballkan, e në veçanti me Kosovën, dhe jemi të përkushtuar që këtë politikë ta vazhdojmë. Kemi qenë me Kosovën që nga fillimi. Dhe ne e forcuam partneritetin menjëherë pas pavarësisë. Zyrtarë shtetërorë të Kosovës kanë qenë SHBA dhe me kalimin e viteve kemi ndërtuar, jo vetëm përvoja vullnet-mira, por edhe të vlefshme që do t’i mundësojnë Parlamentit të Kosovës të jetë institucion i pavarur”, tha ai.
Në anën tjetër, kryeparlamentari Veseli ka thënë se vizita e këtij delegacioni konfirmon përkrahjen e fuqishme nga SHBA për Kosovën edhe nga administrata e re e udhëhequr nga Trump.
Kadri Veseli, pas takimit tha se vizita e kongresistëve amerikanë konfirmon edhe njëherë përkrahjen e fuqishme nga SHBA për Kosovën edhe nga administrata e re e udhëhequr nga Trump.
Sipas tij, kongresmenët e SHBA-së çdo herë përçojnë mesazhe të reja të lirisë për vendin dhe demokracinë.
“Sa herë kongresistët amerikanë kanë ardhur në Kosovë, e kanë përçuar vetëm mesazhin e lirisë dhe mesazhin e demokracisë, të cilat sot i kemi në Kosovë duke iu falënderuar pikërisht njerëzve nga ky kongres, njerëzve të tillë. Ne do të vazhdojmë në rrethana të reja këtë partneritet, i cili për Kosovën është shumë i veçantë, partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta zhvilluar shtetin tonë, demokracinë e vendit tonë, institucionet demokratike dhe në të njëjtën kohë për të ecur në një partneritet të përbashkët dhe të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si Republikë e Kosovës”, ka thënë Veseli.
Delegacioni amerikan udhëhiqet nga kongresisti Peter Roskam, ndërsa në vizitë janë edhe kongresisti në Komisionin e Partneritetit të Dhomës për Demokraci, David Price, kongresisti Adrian Smith dhe kongresisti Gerry Connolly.
Delegacioni amerikan dje e ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht