Derisa mediat kanë raportuar se deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka thënë se do ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, rreth kësaj çështje ka reaguar vetë Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, përcjell Telegrafi, edhe pse ka pranuar se i ka pëlqyer puna e Veselit gjatë legjislacionit të kaluar dhe se do ta votonte çdo deputetë shqiptarë, ai ka mohuar të ketë thënë do të japë votën për Kadri Veselin.


Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:Nje gazetare nuk e di nga cili portal ishte e ka shkruar gabim titullin, mos të mundohen me bo mizën bull për klikime.

I thash shkruaje Realitetin e jo veq hajt me postu nje titull.

E thash shume kjart, kush do qe është shqiptar e votoj ne Parlament për kryetarë te Kuvendit.

Sa i perket për Kadri Veselin, nuk e thash qe e votoj, e thash se me ka pelqy korrektesia e tij ndaj Deputetëve.

E thash se aty ne Kuvend janë gjera që nuk di se kush mund te dalë për keyetarë e kush nga cila parti e nominojnë kandidatin e tyre kaq.

Hajt kaloni nje dite te mbarë.

Labi!