LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet sasi e madhe mallrash, kontrabandë në veri të Mitrovicës

Konfiskohet sasi e madhe mallrash, kontrabandë në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara në fshatin Zherevnicë të Zveçanit, pasi ka marrë informacione paraprake.

Marrja e informacionit është pasuar me veprime hetimore dhe operacionale, rrjedhimisht me gjendjen e depos me pronar A.R. i lindur më 1984.


Në bashkërendim me njësitin kundër kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe me autorizim të prokurorit, të premten është kryer kontroll në këtë depo.

Njoftimi i policisë thotë se gjatë kësaj kohe pronari nuk ka qenë prezent, pasi ishte arrestuar një ditë me herët, në bazë të vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

“Gjatë realizimit të kontrollit pronari nuk ka qene prezent për shkak se i njëjti ditë më parë ishte arrestuar nga zyrtarët policor nga stacioni i Zveçanit, sipas urdhëresës për arrestim të lëshuar nga Gjykata e Mitrovicës për vepra të ndryshme penale, mirëpo prezent gjatë kontrollit ka qene babai i tij.

Gjatë kontrollit është zbuluar se në këtë depo gjinden sasi e konsiderueshme e mallit të ndryshëm komercial për të cilat pronari, në këtë rast babai i pronarit nuk ka qenë në gjendje që ta prezantojë dokumentacionin përkatës për të dëshmuar prejardhjen e mallit”.

Mallrat që janë konfiskuar me këtë rast:

– Verë Chardanay 192 shishe ,

– Verë Krstac 360 shishe  ,

– Verë Vranac 3396 shishe ,

– Makinë ( linje ) Prodhimi me pajisje përcjellëse ,

– Rafta metalik 9 (nëntë) cope ,

– Fotokopje Color 9 (nëntë) cope ,

– Kompresor 1 ( një ) cope ,

– Vaj motorik 15ë40 – 2915 lit. ,

– Vaj hidraulik HL68 – 300 lit. ,

– Tretës Nitro – 14.628 lit,.

Pas konfiskimit, malli i lartcekur është dërguar në Degën Doganore në Mitrovicë, kurse veprimet policore do të vazhdojnë të kryhen nën autorizimet e Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori