LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen mbi 33 kilogramë marihuanë në bjeshkët e Vërmicës, arrestohet një person – tjetri arratiset

Konfiskohen mbi 33 kilogramë marihuanë në bjeshkët e Vërmicës, arrestohet një person – tjetri arratiset

Policia  e Kosovës, respektivisht Sektori i hetimeve nga Departamenti për kufi gjatë realizimit të një plani operativ, të enjten në bjeshkët e fshatit Vërmicë ka vërejtur dy persona të dyshuar duke hyrë nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme, ndërsa më pas kanë sekuestruar mbi 33 kilogramë marihuanë.

Sipas një njoftimi për media, personat e dyshuar janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara.

“Pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftim.


Tutje bëhet e ditur se ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 paketime në sasi prej 33.800 kg, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori