LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen drogë dhe para në Prishtinë – arrestohet një person

Konfiskohen drogë dhe para në Prishtinë – arrestohet një person

Policia e Kosovës dje rreth orës 18:10 ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve & sulm ndaj personit zyrtar”.

Gjatë kontrollit në trup dhe në veturën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: 6 qese me narkotikë të llojit marihuanë në peshë 5.4 gramë.

Me vendim të prokurorit është bërë kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi narkotikë e llojit marihuanë në peshë 102.5 gramë, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 euro para kesh.


“I dyshuari me qëllim të shmangies arrestimit dhe ndalimit, me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dëme materiale si dhe dy zyrtarëve policorë iu ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori