LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 350 kilogramë marihuanë në kalimin kufitar “Tabanoc” (Foto)

Konfiskohen 350 kilogramë marihuanë në kalimin kufitar “Tabanoc” (Foto)

Zyrtarët doganorë në kalimin kufitar “Tabanoc”, kanë penguar kontrabandimin e një sasie të madhe të marihuanës.

Më 29 mars 2019, zyrtarët doganor gjatë kontrollit të një makine ngarkuese me targa të Shqipërisë e drejtuar nga F.B (62) nga Shqipëria, kanë gjetur rreth 350 kilogram marihuanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në orët e para të mëngjesit, gjegjësisht rreth 01:30 në kalimin kufitar në dalje të shtetit është paraqitur për kontroll makina e tipit “Volvo” me targa të Shqipërisë, e drejtuar po ashtu nga shtetas të Shqipërisë, e cila nga zyrtarët doganorë është zgjedhur për kontroll të detajuar. Gjatë kontrolleve, në 130 paleta special për transport të luleve, janë gjetur rreth 350 kilogramë marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Pas marrjes së rastit nga ana e inspektorëve të Departamentit për Hetime, Drejtoria Doganore kundër F.B (62) do të ngrit padi penale për veprën “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të substancave narkotike, psikotrope dhe prekusorëve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori