Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditë më parë ka njoftuar se kanë proceduar në Qeveri, koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ky koncept-dokument i hap rrugë hartimit të Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Telegrafi ka siguruar koncept-dokumentin për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme i cili përmban 86 faqe, ku thuhet se miratimi i një ligji të ri i cili ofron bazë të re ligjore mbi të cilën mund të realizohet konfiskimi, do të ndikonte drejtpërsëdrejti në rritjen e numrit të përgjithshëm të konfiskimeve, kjo për faktin se krahas konfiskimit me bazë penale, institutet përkatëse do të mund të paraqitnin kërkesë për konfiskim edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues.
“Ligji i ri, për konfiskim në mungesë të aktgjykimit dënues do të prodhonte dy efekte madhore, rritjen e efikasitetit të sistemit të konfiskimit në vend e cila do të rezultonte me rritjen e numrit të përgjithshëm të konfiskimeve dhe demotivimin e kriminalitetit”, thuhet në koncept-dokument.
Në këtë dokument parmendën pesë fazat e procesit të konfiskimit ashtu siç janë të përcaktuara në Dokumentin e Punës të Komisionit Evropian të vitit 2012.
“i. Identifikimi – përmes hetimeve financiare që ndihmojnë në përcaktimin e pasurive që potencialisht kanë origjinë të paligjshme;
ii. Ruajtja – ngrirja apo sekuestrimi i pasurisë (kërkesë, mjete juridike dhe urdhri gjyqësor);
iii. Konfiskimi – konfiskimi përfundimtar përmes një vendim gjyqësor;
iv. Përmbarimi – zbatimi i urdhrit (proceduar për kalimin e pasurisë ligjërisht tek autoritetet);
v. Rishpërndarja – kush dhe si administrojnë pasurinë; rastet kur mbahet pasuria e kur duhet shitur”, thuhet në dokument.
Në këtë koncept dokument specifikohen edhe kushtet për vërtetimin e pasurisë duke u bazuar në katër indikatorë.
“– I dyshuari ka sajuar pasurinë në bazë të ndonjë veprimtarie e cila paraqet rrethanë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
– I dyshuari ka transferuar tërë pasurinë e tij apo një pjesë të saj tek personat e tretë pa kompensim apo me kompensim i cili nuk është ekuivalent me vlerën e pasurisë së transferuar.
– Të hyrat legjitime të të dyshuarit kanë qenë të pamjaftueshme për të mundësuar blerjen e pasurisë.
– Nga veprimtaria të cilën e ushtron i dyshuari rezulton mundësia e kryerjes së veprës penale që ndërlidhet me motivin e përfitimit material”, shkruan Telegrafi.
Në koncept-dokument trajtohen tri opsione kryesore: opsioni status quo (pa asnjë ndryshim) sipas të cilit situata aktuale dhe si pasojë vështirësitë e paraqitura në praktikë, do të vazhdojnë së ekzistuari; opsioni i përmirësimit të zbatimit të kornizës aktuale ligjore pa ndryshime legjislative, opsion ky i cili ndonëse me potencial të adresojë disa prej problemeve të identifikuara në këtë Koncept Dokument, e ka të pamundur të ofrojë bazë të re ligjore mbi të cilën do të lejohej konfiskimi i pasurisë edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues; dhe së fundi opsioni me ndryshime legjislative i cili parasheh hartimin e ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme përmes të cilit synohet të futet në zbatim konfiskimi me bazë civile.
Opsioni i dytë shqyrton mundësinë e përmirësimit të zbatimit të kornizës aktuale ligjore pa ndryshime konkrete legjislative. Ky opsion, ngjashëm me opsionin e parë, do ta mbante Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë si shtylla themelore për sistemin e konfiskimit në vend, ndonëse me disa ndryshime sistematike të cilat synojnë të përmirësojnë zbatimin e tyre.
“Opsioni i përmirësimit të zbatimit të kornizës aktuale ligjore pa ndryshime legjislative parasheh edhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesionalë të specializuar në fushën e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme. Megjithatë, duke marrë parasysh se obligimi për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesionalë ka ekzistuar tash e sa kohë dhe nuk është realizuar, gjasat që të realizohet tani nuk duken të jenë shpresëdhënëse. Përkundër këtyre, vlen të vihet në pah se ky opsion, përkundër disa efekteve pozitive që mund t’i sjellë, do të vazhdojë të mos e adresojë të metën kryesore të sistemit. Më fjalë të tjera, përkundër përmirësimit të zbatimit të kornizës aktuale ligjore, ky opsion nuk do të hapë rrugën për realizimin e konfiskimit me bazë civile. Kjo për faktin se as Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës e as Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë nuk mundësojnë konfiskimin e pasurisë përmes procedurës civile dhe në mungesë të aktgjykimit dënues”, thuhet në koncept-dokument.
Opsioni i tretë do të shqyrtojë mundësinë e ndryshimeve ligjore përmes miratimit të një ligji të ri i cili parasheh konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme në procedurë civile. Kjo do bëhej krahas prezantimit të një standardi më të ulët të të provuarit sa i përket konfiskimit të pasurisë pa aktgjykim dënues.
“Qysh në fillim vlen të theksohet se sikurse të adoptohet opsioni i tretë dhe të procedohet me miratimin e një ligji të ri i cili mundëson konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme në mungesë të një aktgjykimi dënues, Kosova nuk do të jetë shteti i parë as në rajon e lërë më në Evropë që ndërmerr një veprim të tillë”, thuhet në koncept-dokument.
Në fund, Ministria e Drejtësisë i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të miratojë opsionin 3 i cili parasheh hartimin e ligjit të ri i cili mundëson realizimin e konfiskimit të pasurisë së fiturar në mënyrë të pajustifikueshme edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues.
“Pas aprovimit të këtij Koncept Dokumenti, Ministria e Drejtësisë do të fillojë hartimin e Projektligjit, duke marrë në konsideratë analizën e zhvilluar në kuadër të këtij dokumenti dhe më tej. Draft ligji përkatës pritet të aprovohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë vitit 2021 dhe të hyjë në fuqi pas gjashtë muajve”, thuhet në kapitullin e 7 të këtij koncept-dokumenti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë