LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet – meshkujt dhe femrat ndajnë vetëm 10 për qind të karakteristikave

Konfirmohet – meshkujt dhe femrat ndajnë vetëm 10 për qind të karakteristikave

Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabilë emocionalisht, dhe për shkak të këtyre dallimeve zgjedhin edhe karriera të ndryshme, vërteton studimi britanik.

Femrat janë nga Venera, ndërsa meshkujt nga Marsi, është thënie e vjetër e cila qartë përshkruan se sa jemi të ndryshëm në të vërtetë.

Mashkulli dhe femra mesatare kanë vetëm 10 për qind të karakteristikave të përbashkëta të personalitetit, zbulon studimi i Universitetit Manchester në 15.000 persona, transmeton Telegrafi.


Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabil emocionalisht. Dallimet në mes gjinive janë aq të mëdha sa që ndikojnë në zgjedhjen e vendit të punës, vërteton hulumtimi.

‘Edhe pse e kemi ditur që ekzistojnë dallimet, ato janë në fakt shumë më të mëdha se sa kemi menduar. Ndoshta tingëllon si stereotip, por një numër i madh i femrave punon në profesionet në të cilat tregojnë anën e tyre të ndjeshme siç janë infermieret dhe mësueset’, pohon një nga autorët e studimit, psikologu dr. Paul Irwing.

Njerëzit e zgjedhin punën që i bën të ndihen të lumtur dhe në të cilën janë të mirë, ndërsa kjo vetëm vërteton se sa të mëdha janë dallimet në mes gjinive.

Dallimet janë edhe më të dukshme për shkak të niveleve të ndryshme të hormoneve në trup, shton ai.

Karakteristikat femërore

* Ndjeshmëria
* Ngrohtësia
* Mirëkuptimi
* Tensioni
* Mbështetja vetëm në vete
* Gjallëria
* Preokupimi

Karakteristikat mashkullore

* Dominimi
* Stabiliteti emocional
* Racionaliteti
* Maturia
* Të hapur për ndryshime
* Guximi social
* Ruajnë privatësinë
* Perfeksionizmi

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Astrologji
Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Lifestyle
Kalo në kategori