LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: Big Brother VIP Albania nis më 24 dhjetor

Konfirmohet: Big Brother VIP Albania nis më 24 dhjetor

Pas një edicioni të parë të suksesshëm, Big Brother VIP Albania fillon më 24 dhjetor.

Kështu ka konfirmuar prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani e cila ka postuar edhe promon zyrtare.

“Gjithçka që dëshironi për Krishtlindje është Big Brother VIP Albania”, ka shkruar Arbana në mbishkrimin e videos ku edhe konfirmohet data e nisjes së ‘reality-show’-të.


Foto: Big Brother VIP Albania/Top Channel

Kujtojmë që fitues i edicionit të parë ishte balerini i njohur, Ilir Shaqiri.

Çmimi kryesor në edicionin e parë të BB VIP Albania ishte shpërblimi prej 100 mijë eurosh.

Ndërsa banorët e tjerë fituan edhe disa shpërblime të tjera si apartament apo udhëtime nëpër në vende ndryshme të botës.

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Duke qenë se personazhet që bën pjesë janë fytyra të njohura për publikun tashmë kanë nisur të lakohen emrat e parë megjithatë akoma nuk janë konfirmuar.

Ndryshe, kujtojmë që po bëhen gati dy javë që ka nisur Big Brother VIP Kosova dhe tashmë banorët kanë filluar debatet dhe historitë e para me njëri-tjetrin. /Telegrafi/