Konferencë për çështje prindërie të fëmijëve kur prindërit ndahen

Në Shkup u mbajt sot konferenca kombëtare me temë: ''Fëmija në qendër - nevojat për zbatimin e atësisë së përbashkët pas ndarjes në Maqedoni dhe ndikimi i këtij koncepti mbi realizimin e të drejtave të fëmijës'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, në konferencë u kërkua ndryshimi i praktikës afatgjate të procedimit me fëmijët në çiftet e ndara në Maqedoni. Propozohet dispozitë për të drejtë prindërie të njëjtë edhe pas ndarjes dhe rregullimi i kohës që fëmija do ta kalojë me prindërit.
Aktiviteti ka marrë mbështetjen e Ambasadës së parë për fëmijë në botë ''Megjashi''./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































