LAJMI I FUNDIT:

Komunikimi me veteranët e skuadrës për zëvendësimet në kohën shtesë tregon më së miri se çfarë trajneri është Carlo Ancelotti

Komunikimi me veteranët e skuadrës për zëvendësimet në kohën shtesë tregon më së miri se çfarë trajneri është Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti punoi së bashku me dy lojtarët veteranë të Real Madridit kur vendosi të bëjë zëvendësime në kohën shtesë kundër Manchester Cityt.  

Real Madridi fitoi 6-5 në total në “Santiago Bernabeu” pas një rikthimi sensacional me rezultat 3-1 të mërkurën në mbrëmje.

Rodrygo shënoi dy gola në kohën shtesë për ta çuar lojën në kohën shtesë, pasi ai zëvendësoi Toni Kroosin kur kishin mbetur më pak se gjysmë ore lojë.


Ishte një lëvizje e guximshme duke pasur parasysh përvojën e Kroos në këtë garë, por kjo u shpagua.

Luka Modric dhe Casemiro i lanë vendin Eduardo Camavinga dhe Marco Asensios,  për ta bërë një ekip shumë të ri madrilen në fushë.

Pasi mbretërit kaluan në epërsi falë një penalltie të Karim Benzemas, Ancelotti iu drejtua veteranëve të skuadrës, Kroos dhe Marcelo që ishin në stol për të planifikuar zëvendësimet e ardhshme.

Dani Ceballos zuri vendin e Benzemas në një lëvizje që befasoi shumë tifozët, duke qenë se epërsia e Real Madridit ishte me një gol.

Mbrojtësit Lucas Vasquez dhe Jesus Vallejo hynë në vend të Vinicius Jr. dhe Eder Militao për ndryshimet e tyre të pesta dhe të gjashta.

Kroos foli pas ndeshjes dhe pranoi se ishte një përpjekje ekipore për të menaxhuar lojën. “Ancelotti kërkoi mendimin e lojtarëve me përvojë se kush duhet të zëvendësohet në kohën shtesë. Kjo situatë e përshkruan atë në mënyrë perfekte si trajner dhe është arsyeja pse ai punon kaq mirë me ekipin”, deklaroi gjermani.

Ancelotti tani është në finale do të kërkojë të fitojë titullin e katër personal në Ligën e Kampionëve.

62-vjeçari ndihmoi Real Madridin për ta fituar ‘La Decima’ në vitin 2014 gjatë periudhës së tij të parë në krye të skuadrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Kalo në kategori