LAJMI I FUNDIT:

Komunikata e samitit zviceran kërkon ‘integritetin territorial’ të Ukrainës

Komunikata e samitit zviceran kërkon ‘integritetin territorial’ të Ukrainës

Në komunikatën e përbashkët, 80 vende në samit kanë rënë dakord se “integriteti territorial” i Ukrainës duhet të jetë baza e çdo marrëveshjeje paqeje.

Vendet kërkuan që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë, megjithëse disa vende kyçe në zhvillim nuk u bashkuan.

Komunikata e përbashkët mbylli një konferencë dy-ditore në resortin Burgenstock në Zvicër, e shënuar nga mungesa e Rusisë, e cila nuk ishte e ftuar, por që shumë pjesëmarrës shpresonin se mund të bashkoheshin drejt paqes, shkruan euronews, transmeton Telegrafi.


Rreth 100 delegacione, kryesisht vende perëndimore, por edhe disa vende kyçe në zhvillim, ishin gati për konferencën .

Pjesëmarrësit si India, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin midis atyre që nuk nënshkruan dokumentin përfundimtar, i cili fokusohej në çështjet e sigurisë bërthamore, sigurinë ushqimore dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Raportohet se dokumenti përfundimtar thotw se Karta e OKB-së dhe “respekti për integritetin territorial dhe sovranitetin” mund dhe do të shërbejnë si bazë për arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Analistët thonë se konferenca dy-ditore ka të ngjarë të ketë pak ndikim konkret drejt përfundimit të luftës, sepse vendi që drejton dhe e vazhdon atë, Rusia, nuk ishte i ftuar.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se tre temat e shqytuara përbënin “kushtet minimale” për negociatat me Rusinë, duke aluduar se sa fusha të tjera mosmarrëveshjesh midis Kievit dhe Moskës do të jenë më të vështira për t’u kapërcyer.

Ndryshe, qeveria ukrainase beson se 19,546 fëmijë janë dëbuar ose zhvendosur me forcë, dhe komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova ka konfirmuar më parë se të paktën 2,000 janë marrë nga jetimoret e Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori