LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në kalimin kufitar Tabanoc shënohet frekuencë e shtuar, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 20 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.


Në rrugën rajonale Zhitoshe-Krivogashtani, nga 6 deri më 9 gusht, prej orës 09:00 deri në ora 15:00 do të ketë ndërprerje të trafikut për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të punimeve në rrugë.