Komunikacioni në Maqedoni, LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon të përshtatet shpejtësia e lëvizjes, të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të vozitet me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































