LAJMI I FUNDIT:

Komunat me numrin më të madh të infektuarve në 24 orët e fundit, sërish prin Prishtina

Komunat me numrin më të madh të infektuarve në 24 orët e fundit, sërish prin Prishtina

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në raportin për 24 orët  e fundit ka njoftuar se në vendin tonë edhe gjashtë persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 565 raste të reja të infektuarve me COVID-19.

Ndërsa, numri më i madh i rasteve pozitive nëpër komunat e Kosovës janë në Prishtinë 231 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 35 raste, Gjakovë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjilan 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, etj.

“Rastet janë nga komunat: Prishtinë 231 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 35 raste, Gjakovë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjilan 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Vushtrri 20 raste, Kamenicë 18 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 12 raste, Viti 10 raste, Prizren 9 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 8 raste, Skenderaj 8 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftim.


Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 77.253 raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.702 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 304 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.885. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori