Edhe sot numri i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoni ka qenë i lartë (127), ndërsa sërish më shumë ka pasur në Shkup (67).

Duke përfshirë edhe rastet e sotme, komuna me më shumë raste aktive me coronavirus në Shkup është Çairi me 168, ndërsa e dyta është Qendra me 64 raste aktive, përcjell Telegrafi Maqedoni.


E treta është Buteli me 63, e katërta Gazi Baba me 58, ndërsa e pesta Aerodromi me 57.

Renditja e komunave të Shkupit me rastet aktive me Covid-19, është si më poshtë:

- Çairi, 168
- Qendra, 64
- Buteli, 63
- Gazi Baba, 58
- Aerodromi, 57
- Saraj, 55
- Karposhi, 45
- Kisella Voda, 35
- Haraçina, 23
- Studeniçani, 19
- Ilindeni, 18
- Gjorçe Petrov, 18
- Shuto Orizare, 17
- Petrovec, 6
- Çuçer Sandevë, 3
- Sopishte, 2
- Stranec, 2.

Ndryshe, me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi shkon në 3152, prej të cilëve 1653 janë shëruar, ndërsa 156 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/